27.11.2021

Takim Shahpaska-Samarxhiq Markoviq: Politikat për kategoritë e ndejshme të qytetarëve japin rezultate, përvojat e partnerëve tanë nga Këshilli i Evropës janë mbështetje e rëndësishme 

Në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare për Gratë Rome, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska u takua me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë për Demokraci Snezhana Samarxhiq Markoviq.

 

Ministrja Shahpaska informoi se Maqedonia e Veriut përmes dialogut dhe procesit gjithëpërfshirës ka arritur me konsensus të miratojë dy ligje kyçe, përkatësisht Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunën në familje. 

Kjo, konstatoi ministrja Shahpaska, është një garanci shtesë se ligjet do të zbatohen plotësisht. Ajo theksoi se Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi e njeh identitetin gjinor dhe orientimin seksual si bazë për diskriminim, që është një hap serioz përpara në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. 

Drejtoresha e Drejtorisë për Demokraci, Samarxhiq Markoviq, e përshëndeti këtë sukses, veçanërisht futjen e identitetit gjinor dhe orientimit seksual si bazë për diskriminim. 

Ministrja Shahpaska informoi se zgjidhja ligjore për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunën në familje parasheh një qasje multisektoriale, duke vepruar me vëmendjen e duhur të institucioneve, si dhe reagim të shpejtë të gjykatave në rastet e dhunës. 

Drejtoresha Samarxhiq theksoi se Maqedonia e Veriut, si anëtare e Këshillit të Evropës është pjesë e asaj familjeje dhe për këtë arsye, mbështetja dhe bashkëpunimi i përbashkët, veçanërisht në fushën e politikave për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të intensifikohet.  

Të dy bashkëbisedueset vlerësuan se bashkëpunimi i ndërsjellë mund të intensifikohet si në procesin e avancimit të të drejtave të fëmijëve, fëmijëve viktima apo dëshmitarë të dhunës, ashtu edhe në tejkalimin e problemit të të pastrehëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.