29.11.2021

Takim Shahpaska-Forsgren Bengtson: Ekipet mobile kundër trafikimit janë një shembull pozitiv i pranuar nga vendet e tjera të rajonit 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot ka takuar ambasadoren e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristin Forsgren Bengtson. 

Në takim i prezantoi aktivitetet që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i ndërmerr në vazhdimësi në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave të trafikimit, veçanërisht grave dhe fëmijëve.

 

Ministrja informoi se MPPS-ja përmes Sektorit për Mundësi të Barabarta ka rolin e koordinatorit të Mekanizmit nacional për udhëzimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore (MNU) që është kornizë për bashkëpunim dhe qasje të koordinuar ndërmjet shërbimeve sociale, policisë, inspektorëve të punës dhe sektorit joqeveritar. Shahpaska theksoi se roli i Qendrave për Punë Sociale dhe profesionistëve është i madh sepse janë pjesë e ekipeve mobile për zbulimin e hershëm të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore. 

“Ekipet mobile kundër trafikimit janë një shembull pozitiv dhe një praktikë e mirë e pranuar nga vendet e tjera të rajonit. Në vendin tonë për momentin janë pesë ekipe të përbëra nga përfaqësues të Ministrive të Punës dhe Politikës Sociale, të Punëve të Brendshme dhe të Shëndetësisë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Ato operojnë në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Manastir dhe Gjevgjeli. Qëllimi ynë është që të formojmë më shumë ekipe të tilla edhe në komunat tjera, sepse kanë treguar rezultate të mëdha në identifikimin dhe parandalimin në kohë të viktimave të trafikimit me njerëz”, tha Shahpaska.

 

Ambasadorja suedeze Forsgren Bengtson e informoi ministren Shahpaska për gjendjen e trafikimit të qenieve njerëzore dhe zgjidhjet dhe masat ligjore që po merren në Suedi. Ajo theksoi se në periudhën e kaluar pjesa më e madhe e aktiviteteve të qeverisë suedeze janë të orientuara drejt Maqedonisë së Veriut. 

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore të vendeve në rajon, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet të jetë në një nivel të lartë. Ne duhet të fokusohemi në çdo normë të trafikimit të qenieve njerëzore sepse eksploatimi online i njerëzve është rritur gjatë pandemisë Covid”, tha ambasadorja suedeze Forsgren Bengtson. 

Sot ambasadorja suedeze e vizitoi edhe Shelter Qendrën e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore në Shkup. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.