15.11.2021

Shahpaska: Situata me Covid 19 në kopshte mbetet e qëndrueshme  

“Në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 5 fëmijë të sapo infektuar në kopshte dhe 21 punonjës, gjë që tregon se situata me pandeminë në kopshte është e qëndrueshme dhe se ata janë një vend i sigurt për t’u kujdesur për fëmijët nga zero deri në gjashtë vjeç”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në një intervistë për “Brifingun e mëngjesit”.

 

Sipas saj, punonjësit në kopshte kanë treguar ndërgjegje dhe përgjegjësi të lartë, gjë që dëshmon edhe përqindja e lartë e të vaksinuarve, pra 80% e edukatoreve dhe 78% e kujdestareve janë tashmë të imunizuar. 

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që t’i qasen procesit të vaksinimit, të mbajnë maska mbrojtëse dhe të mbajnë distancë. Nga ne varet nëse do të dalim fitimtarë nga kjo betejë me Covid 19”, tha ministrja Shahpaska. 

Në periudhën e kaluar organizimi për punë në çerdhe për parandalimin e përhapjes së virusit ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Që nga fillimi i saj me punë, pas një periudhe karantine prej më shumë se një viti, kopshtet funksionojnë pa probleme dhe aktualisht frekuentohen nga 21.000 fëmijë në mbarë vendin.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.