26.11.2021

Shahpaska në Konferencën Ndërkombëtare për Gratë Rome: Me politika kundër stereotipave gjinore dhe seksizmit krijojmë një shoqëri që integron 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, mori pjesë në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare të Grave Rome, organizuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg, ku ndër të tjera, u diskutua edhe për ndikimin që Covid-19 e pati tek romët në aspektin e kujdesit shëndetësor, por edhe në aspektin e të drejtave të njeriut, diskriminimit, racizmit, punësimit, barazisë gjinore, rinisë.

 

Në Konferencë, ku morën pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe përfaqësues të një sërë organizatash joqeveritare që punojnë për promovimin e pozitës së romëve, veçanërisht grave rome, u theksoi nevoja për një qasje sistematike dhe të organizuar që përshtat masat për nevojat e romëve, veçanërisht në kushtet e pandemisë COVID-19. 

Ministrja Shahpaska në fjalën e saj theksoi se politikat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut fokusohen në parandalimin dhe luftën kundër stereotipave gjinore dhe seksizmit, parandalimin dhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore, qasjen e barabartë në drejtësi për gratë, pjesëmarrjen e barabartë të grave dhe burrave në vendimmarrje, si dhe për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në institucionet e nivelit qendror dhe vendor.

 

“Republika e Maqedonisë së Veriut në rajon dhe më gjerë është bërë shembull i një vendi me tolerancë tradicionale ndëretnike dhe ndërfetare dhe një vend ku respektohen dallimet. Këtë e kemi arritur përmes politikave që sigurojnë një shkallë të barabartë të përfshirjes dhe integrimit të të gjitha bashkësive etnike. Në fakt, ai është Koncepti ‘Një shoqëri për të gjithë’ i promovuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i cili është bërë përgjithësisht i pranuar në vend. Është detyrimi ynë që të krijojmë një shoqëri që integron, jo veçon, një shoqëri që bashkon, nuk ndan, një shoqëri që përfshin e që nuk përjashton”, tha ministrja Shahpaska.

 

Ajo informoi se përpjekjet që po bëjmë për promovimin e statusit të grave rome në vendin tonë burojnë nga Strategjia dhe planet kombëtare të veprimit për romët në Maqedoninë e Veriut, si dhe nga Plani i veçantë i Veprimit për gratë rome. 

“Ne si shtet marrim masa dhe aktivitete për përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin parashkollor, përfshirjen e fëmijëve romë në arsim, kujdesin e tyre në qendrat ditore për të mbështetur si fëmijët ashtu edhe prindërit e tyre. Kujdesi për shëndetin seksual dhe riprodhues të grave rome është në krye të agjendës sonë”, shtoi ministrja Shahpaska.

 

Lidhur me pozitën e romëve dhe grave rome në kushtet e pandemisë me Covid-19, ministrja Shahpaska konkludoi se me reformën sociale të vitit 2019, që siguroi një rritje të ndihmës minimale të garantuar me 300 për qind, shtesë për fëmijë dhe arsim, pension social shtetëror, kemi siguruar që kategoritë e rrezikuara të qytetarëve të kapërcejnë më lehtë pandeminë. Ajo informoi se aksesi i lehtësuar në sistemin e mbrojtjes sociale ka mbuluar edhe 8.500 amvisëri shtesë, me çka përmes NMG (ndihmës minimale të garantuar) janë siguruar gjithsej 36.200 amvisëri, prej të cilave 20 për qind janë familje rome. 

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Grave Rome, Ministrja Shahpaska u takua edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Marija Pejçinoviq Buriq, me  Drejtoreshën e Drejtorisë për Demokraci Snezhana Samarxhiq Markoviq, si dhe me Sekretaren e Komisionit të Venecias Simona Granata Mengini.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.