10.11.2021

Shahpaska: Ndryshimet e propozuara në menynë në kopshte janë thelbësore për zhvillimin e duhur të fëmijës 

Grupi i Punës për rishikimin e Rregullores për normat dhe standardet e të ushqyerit në kopshte ka mbajtur sot takim pune në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Në takimin e hapur nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, u diskutuan ndryshimet e propozuara në menynë e kopshteve të fëmijëve.

 

Anëtarët e Grupit të Punës konstatuan se është e rëndësishme që vaktet të kenë vlera energjike dhe nutritive të përshtatshme për moshën dhe nevojat e fëmijëve. Në këtë drejtim, duke iu referuar analizave të ushqimit dhe vlerave të tij ushqyese, ata vlerësojnë se ndryshimet në të ushqyerit në kopshtet e fëmijëve janë më se të nevojshme. 

Grupi i Punës rekomandon rritjen e konsumimit të frutave dhe perimeve të freskëta, por edhe ushqimet e konservuara të zëvendësohen me të ngrira. Po ashtu duhet të largohen nga përdorimi edhe përpunimet e mishit të konservuar dhe produktet sintetike. Gjithashtu nga ushqimi i fëmijëve duhet të largohen edhe ëmbëlsuesit artificialë, keçapi dhe majoneza dhe, në vend të margarinës, duhet të përdoret gjalpë dhe vaj i kulluar i ftohtë.

 

Ministrja Shahpaska theksoi se ushqimi i fëmijëve luan një rol kyç në shëndetin e tyre. 

“Shumëllojshmëria e ushqimit dhe marrja e vakteve të shëndetshme te fëmijët në edukimin parashkollor është vendimtare për zhvillimin e tyre të mirëfilltë, sepse përmes ushqimit ata marrin energjinë që u nevojitet për të mësuar dhe lojë - karakteristike për moshën e tyre. Prej këtu vjen edhe iniciativa e Ministrisë për rishikimin e plotë të Rregullores për të ushqyerit e fëmijëve në kopshte”, tha ministrja Shahpaska.

 

Për kujdes më të madh dhe mbrojtje të shëndetit të fëmijëve gjatë qëndrimit në kopshte dhe në shtëpi, Grupi i Punës për rishikimin e Rregullores për normat dhe standardet e të ushqyerit në kopshte parashikon edhe edukimin e fëmijëve, prindërve dhe punonjësve në kopshte. 

Për të arritur qëllimin e një menyje të shëndetshme në kopshte, Grupi i Punës do të vazhdojë punën e vet derisa të finalizohen ndryshimet që do të bëhen dhe të përgatitet një Rregullore e re për të ushqyerit në kopshte.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.