17.11.2021

Shahpaska: Ftojmë qytetarët të shfrytëzojnë masat aktive të Planit Operativ për ta rritur aktivitetin e tregut të punës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në vizitën e sotme në Krushevë, ftojë qytetarët të përfshihen dhe t’i shfrytëzojnë masat aktive të Planit Operativ, me qëllim të zvogëlohet papunësia në llogari të rritjes së aktivitetit të tregut të punës. Gjatë inspektimit në implementimin e programit për Kujdesin ekonomik të Planit Operativ përmes së cilës zbatohet masa Punë e dobishme komunale, ministrja e vizitoi Qendrën Ditore të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta dhe 76 vjeçarja Sonja Runeska. Në Krushevë përmes masave Trajnim dhe Punësim të personave të cilët kujdesen për personat me aftësi të kufizuara dhe personat me sëmundje kronike të komunitetit dhe Mbështetje të sipërmarrjes dhe formimit të subjekteve juridike, ofrues të shërbimeve për kujdes të komunitetit, janë të punësuar 13 persona të cilët ofrojnë kujdes për gjithsej 58 përfitues.

“Gjatë vizitës në shtëpinë e 76 vjeçares, zonjës Sonja Runeska, e cila 11 vite jeton e vetme dhe vuan nga shumë sëmundje, u binda se ndihmën të cilën e marrim nga kujdestarja Lubica Stojçeska është kyçe për lehtësimin e përditshmërisë së saj. Stojçeska i ndihmon gjatë sigurimit të aktiviteteve themelore të jetës siç janë furnizimi i ushqimit dhe barnave, pagesën e llogarive, në periudhën e dimrit i ndihmon të sigurojë dru zjarri dhe të pastron borën, ndërsa me kërkesë të përfituesit, përgatit dhe ndërmjetëson për riparimet e shtëpisë. Kujdestarja i ndihmon në zbukurimin e përditshmërisë së njëjtë dhe ngritjen e shpirtit”, tha Shahpaska.

Ministrja potencoi se Krusheva është një nga dyzet e gjashtë komuna të cilat në vitin 2021 dhe 2022 të cilët do të realizojnë shërbime në nivel lokal. Për zbatimin e këtyre masave, janë angazhuar 550 të papunësuar të cilët ofrojnë shërbime sociale për rreth 8.500 përfitues final të kategorive të ndryshme të rrezikuara.

“Me të gjitha masat ne si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale përveç që siguruam shërbime dhe kujdes të atyre që kanë nevojë, personave të sëmurë dhe të dobët, siguruam edhe punësim të qytetarëve vështirë të punësuar, ndërsa ata që kanë dëshirë të jenë sipërmarrës, iu ndihmuam financiarisht. 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale monitoron nga afër realizimin e këtyre aktiviteteve të cilat sigurisht do të jenë pjesë e Planit të ri operativ të cilët do të jenë pjesë e Planit të ri operativ për 2022. 

“Ftojë edhe komunat tjera dhe qytetarët të përfshihen dhe të shfrytëzojnë masat aktive të Planit Operativ, ndërsa me këtë të zvogëlojmë papunësinë dhe të rrisim aktivitetin e tregut të punës”, tha ministrja Shahpaska.

Gjatë vizitës në Krushevë, ministrja Shahpaska e vizitoi Qendrën ditore të fëmijëve dhe të rinjve me nevojat e veçanta ku theksoi se në Qendër ka kushte të shkëlqyeshme dhe kujdes përkatës që është i siguruar për gjashtë fëmijë, të cilët për momentin e vizitojnë. Për ata kujdesen defektolog, edukatorë, infermiere dhe person teknik.

Me masën e Mbështetjes së sipërmarrjes dhe formimit të subjekteve juridike, ofrues të shërbimeve për kujdes të komunitetit, të qytetarëve të cilët janë të interesuar për fillimin e biznesit të tyre personal është ndihmë monetare në shumë prej 5.000 euro për një person apo 10.000 euro për dy partnerë. 

Ministrja Shahpaska realizoi takim edhe me kryetarin e komunës së Krushevës, Tome Hristoski, ku ndër të tjerash u potencua edhe humanizmi i krushevasve sepse ka 26 familje përkujdesëse të cilët kujdesen për 36 fëmijë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.