03.11.2021

Shahpaska: Deri në nëntor u realizuan 85% e Planit Operativ të Programeve Aktive dhe Programeve Aktive dhe Masave të Punësimit, janë siguruar shtesë 284 milionë denarë për masat më atraktive 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot kishte takim pune me drejtorin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë Veriore, Abdush Demiri, ku u prezantua raporti i realizimit të Planit Operativ të Programeve Aktive dhe Masat për Ppunësim për këtë vit.

Në takim krahas ekipeve të MPPS-së dhe APRMV-së, morën pjesë edhe përfaqësues të UNDP-së të cilët punojnë në implementimin e një pjese të masave.

Pjesa më e madhe e programeve aktive dhe masave për punësim edhe këtë vit janë atraktive për qytetarët dhe interesi është i madh. Kështu, u konstatua se, deri sot rreth 85 për qind e Planit Operativ është i realizuar, ndërsa në periudhën e ardhshme shtesë do të intensifikohet implementimi i tij. 

“Masat që burojnë nga Plani Operativ e nxitin ekonominë të hap vende të reja të punës. Si Qeveri dhe Ministri, pikërisht ky ishte qëllimi ynë. Me zbatimin e masave dhe programeve të Planit Operativ rritet punësimi i personave të papunësuar dhe mundësohet qasje më e lehtë e tregut të punës”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo paralajmëroi se është përgatitur një Plan Operativ i rishikuar me të cilin për masat më atraktive, siç janë mbështetja e vetëpunësimit, subvencionimit të pagave, si dhe për pilot masën e re për subvencionim të pagave në sektorin e tekstilit, me çka sigurohen shtesë 284 milionë denarë. Interes të madh ka edhe për trajnimin e zhvillimit të aftësive digjitale si dhe për shoferët e kategorisë C dhe D.

Në takim u konstatua se Agjencia e Punësimit duhet të përgatisë analizë e cila do të tregojë cilat masa të Planit Operativ duhet të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.