15.11.2021

Ministrja Shahpaska në “Brifingun e mëngjesit”: Me Ligjin e Ri të Marrëdhënieve të Punës, shkurtohet kohëzgjatja e Kontratave me kohë të caktuar 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në intervistën e “Brifingut të mëngjesit”, deklaroi se pret nga deputetët sa më shpejtë të votojnë zgjidhjen ligjor, e diela ditë jopune, sepse kjo është në dobi të të gjithë qytetarëve. Ajo tha se për këtë propozim ligj i cili është në lexim të dytë në Komisionin e Punës dhe Politikës Sociale, kishte disa përpjekje të hapen një debat për amendamentet që para zgjedhjeve lokale.

Ministrja theksoi se dobia për të miratuar këtë zgjidhje ligjore nga ana e qytetarëve është e madhe.

“Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale çdo ditë arrijnë pyetje, kur do të hyjë në fuqi kjo zgjidhje ligjore, nga sindikata gjithashtu. Bëhet fjalë për një zgjidhje ligjore për të cilën ne së bashku me partnerët social në Këshillin Ekonomik Social, e diskutuam përmes debateve publike dhe të gjera në shoqëri, duke filluar nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot dhe është i harmonizuar ndërmjet partnerëve social”, tha Shahpaska.

Me zgjidhjen ligjore dita e diel është ditë jopune, vetëm 8 për qind të punëtorëve do të punojnë të dielën, dhe për ata është paraparë minimum prej 50 për qind më shumë mëditje, ndërsa për të punësuarit në qendrat tregtare vetëm për një ndërrim do të kenë rritje prej 100 për qind më lartë mëditje. Dy për qind nga qarkullimi vjetor i qendrave tregtare të dielën është paraparë të shkoj në ndërtimin e kopshteve për fëmijë. Me këtë zgjidhje ligjore paraqet balancë në mes jetës private dhe profesionale të qytetarëve.

Ministrja Shahpaska në pyetjen rreth përgatitjes së Ligjit të Ri të Marrëdhënieve të Punës tha se kjo zgjidhje ligjore është përgatitur dhe se së shpejti do të hapet një diskutim publik i gjerë. Si risi e rëndësishme që e mban këtë zgjidhje ligjore, ajo theksoi shkurtimin e kohëzgjatjes së Kontratave me kohë të caktuar, të cilat për momentin janë me kohëzgjatje deri në pesë vite. Kërkesë e punëtorëve që e presin me vite. 

“Me Kontratat me kohë të caktuar, do të garantohet siguri më e madhe dhe qasje deri te të drejtat e punëtorëve, ndërsa për punëtorët këto kontrata krijojnë punëtorë të kënaqur. Në përgatitjen e Ligjit të Ri të Marrëdhënieve të Punës, morën pjesë të gjitha palët e interesuar në shoqëri, përfaqësuesit e punëtorëve, punëdhënësve, Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ekspertë nga fusha e punës. Në dialogun social nuk ka fitues dhe humbës, por qëllimi është të arrihet kompromis mes të gjitha palëve të interesuara”, tha Shahpaska.
Ministrja Shahpaska në intervistë për “Brifingun mëngjesor”, theksoi se me daljen nga pandemia do të rritet dhe PBB, që do të kontribuojë në rritjen e pagave. Potencoi se Qeveria funksionon pandërprerë në pajtueshmëri me detyrimet dhe gjithçka që paraqet nevojën e qytetarëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.