21.05.2021

Shahpaska: Razllovci me kopshtin e parë për fëmijë, kujdesemi për çdo fëmijë pa marrë parasysh a vjen nga mjedisi urban apo rural

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me kryetarin e Komunës së Dellçеvës, Goran Trajkovski, inspektuan punimet e ndërtimit të kopshtit të ri për fëmijë në fshatin Razllovci, Komuna e Dellçevës.


“Sipas inspektimit të bërë në objektin e ri, punimet e ndërtimit kanë përfunduar, kopshti është pajisur dhe së shpejti do të fillojë me pranimin e fëmijëve. Për rikonstruksion, përshtatje dhe pajisje të objektit të ri, Ministria nga buxheti i vet ndau mjete në lartësi prej 4 milionë denarë. Kopshti ka kapacitet të përkujdesjes për 20 fëmijë të moshës prej 2-6 vjeç”, informoi ministrja.
Ajo rekomandoi se, edhe pse kapaciteti i objektit të ri nuk është i madh, porosia e cila dërgohet është e rëndësishme, kujdesi për çdo fëmijë, pa dallim a gjendet në mjedis urban apo rural.


“Si Qeveri dhe Ministri e Politikës Sociale me seriozitet punojmë në rritjen e përfshirjes së fëmijëve në procesin e edukimit dhe arsimit parashkollor. Për më pak se 9 muaj, me kopshtin në fshatin Razllovci hapëm 12 kopshte me kapacitet të plotë prej 700 fëmijë, ndërsa deri në fund të vitit planifikohen edhe 13 objekte me kapacitet prej 1400 fëmijë”, tha ministrja.
 Kryetari i Komunës së Dellçevës, Trajkovski rekomandoi se, edhe pse fshati Razllovci është fshati më i largët në Komunë, është fshati me numër më të madh të banorëve, ku ekziston një fabrikë dhe ku gravitojnë banorët edhe nga komunat fqinje.


“Prandaj konsiderojmë se hapja e kopshtit, përveç për fëmijët që do të përkujdesen dhe do të përgatiten për bankat shkollore, do të thotë shumë për prindërit të cilët do të dinë se derisa ata janë në punë, fëmijët e tyre janë në përkujdesje dhe me ta gradualisht do të punohet sipas programeve të synuara për moshën përkatëse të fëmijëve”.
Ai shprehu mirënjohje për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe ministren Shahpaska, për dëgjimin dhe përgjigjen e shpejtë të nevojave të banorëve të fshatit Razllovci. Gjithashtu, ai falënderoi edhe personat përgjegjës në SHFK “Shën Kliment Ohridski” që na ndihmuan dhe e njohën nevojën dhe rëndësinë e investimeve në zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe mundësuan kopshti për fëmijë në Razllovci të hapet në një ndërtesë shkollore, me çka u liruan dy klasa.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.