26.05.2021

Shahpaska: Ndërtimi i dy kopshteve të reja për fëmijë në Komunën e Strumicës është dëshmi për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet ministrisë dhe komunës


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski, sot realizuan takim pune, ku biseduan për projektet aktuale dhe të ardhshme që janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.

“Bashkëpunimi i pushtetit qendror me pushtetin lokal ka rëndësi të veçantë, sepse përfitimet prej tij në mënyrë të drejtpërdrejtë i ndjejnë të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Komuna e Strumicës kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm, sepse vërtetojnë projekte ku investojnë së bashku”, tha ministrja Shahpaska.

Në Komunën e Strumicës vijon ndërtimi i dy kopshteve të reja për fëmijë, nga të cilat njëri është objekt tërësisht i ri me kapacitet prej 307 fëmijë, ndërsa objekti tjetër është rindërtim i kopshtit aktual me çka përfshirja e fëmijëve zgjerohet me 53 vende shtesë.

Kryetari Janevski informoi se ndërtimi i dy kopshteve për fëmijë në Komunën e Strumicës zhvillohet në përputhje me ritmin e parashikuar dhe në përputhje me planin do të përgatiten për pranimin e fëmijëve deri në fund të vitit.

Investimi në zhvillimin e drejtë të fëmijëve është i lartë në agjendën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, potencoi ministrja, dëshmi për këtë është numri prej 11 kopshteve të hapura për vetëm tetë muaj me përfshirje prej 670 fëmijë.

Deri në fund të vitit është parashikuar hapja e 13 kopshteve të reja me përfshirje shtesë prej 1400 fëmijë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.