28.05.2021

Ministrja Shahpaska në shënimin e 145 vjetorit të Kryengritjes së Razllovcit: Falë qëndrueshmërisë së popullit tonë dhe pathyeshmërisë së shpirtit të tij, sot Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i lirë, i pavarur dhe modern

“Kryengritja e Razllovcit ka domethënie të veçantë për popullin maqedonas. Me të fillon lufta e organizuar kundër padrejtësisë, shtypjes, terrorit ndaj popullit maqedonas gjatë pesë shekujve të robërisë osmane. Është simbol i mosbindjes së popullit tonë maqedonas dhe paralajmërues i luftës së tij për liri”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, me rastin e 145 vjetorit të Kryengritjes së Razllovcit në fshatin Razllovci.

Në fjalimin e saj para të pranishmëve, ministrja Shahpaska theksoi se për shkak të qëndrueshmërisë së popullit tonë dhe pathyeshmërisë së shpirtit të tyre, sot Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i lirë, i pavarur dhe modern, një vend që me vendosshmëri hapëron drejt familjes së madhe evropiane, vend anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike NATO.


“Çdo kohë sjellë sfida të reja, çdo brez ka betejat e tij, çdo hap përpara ka pengesa. Prandaj, përgjegjësia jonë si qytetarë, si politikanë dhe vendimmarrës është e madhe. Pandemia me Covid- 19 është një sfidë ekonomike globale por, mbi të gjitha, është një sfidë shëndetësore me të cilën u testuan edhe ekonomitë më të fuqishme. Për ne si Qeveri, dy sfida ishin me përparësi: ruajtja e çdo vend pune dhe mbështetja e qytetarëve, por mbi të gjitha ata më të rrezikuarit që më lehtë të tejkalojnë krizën. Ne arritëm të shpëtojmë 80,000 vende pune me 6 paketa të ndihmës financiare të përcaktuar qartë dhe në kohë, ku 6,500 familje shtesë përfituan NGM, i ndihmuam financiarisht të papunët, pensionistët, prindërit kryefamiljarë dhe qytetarë të tjerë. Tani sfida jonë është procesi i vaksinimit që do të na ndihmojë të dalim nga pandemia dhe të fillojmë seriozisht rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit tonë dhe kthimin në jetën tonë të përditshme normale”, porositi ministrja.
Kryetari i Komunës Trajkovski në fjalën e tij theksoi se për Razllovcin e famshëm në vitin 1876 flitet gjithmonë me respekt të veçantë, por duhet të flitet dhe të investohet për të tashmen dhe të ardhmen, ndërsa shprehu falënderim për mbështetjen e Qeverisë së RMV-së për realizimin e projekteve kryesore në këtë fshat, që nënkuptojnë cilësi më të mirë të jetës për banorët e fshatit më të largët në komunën e Dellçevës.


“Në periudhën e kaluar, ne kemi zgjidhur probleme që janë prolonguar me dekada në këtë fshat. Ne ndërtuam infrastrukturën rrugore, zgjidhëm problemin me mungesën e ujit, problemin me ujitje, me mbeturinat komunale etj. Aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e rrugës lokale Dellçevë-Trabotivishte do të fillojnë së shpejti, gjë që i jep këtij fshati një rrugë të re alternative. Unë jam i vetëdijshëm se ka ende për të bërë në fshat por, besoj, se me punë të përkushtuar në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të mbyllim çështje të tjera të hapura dhe t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve”, Trajkovski.
Në ngjarjen, që u organizohet tradicionalisht në oborrin e kishës “Shën Konstatini dhe Elena” në fshatin Razllovci, morën pjesë edhe: Koordinatori Kombëtar për Interkulturalizëm, Një Shoqëri, Zhvillim Kulturor dhe Bashkëpunim Ndërsektorial, Robert Allagjozovski, Kryetari i Komunës së Dellçevës, Trajkovski, përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe shoqatave qytetare që vendosën kurora me lule të freskëta dhe u përkulën para memorialit të priftit Stojan - një ndër organizatorët e Kryengritjes, i vendosur në hyrje të kishës.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.