26.05.2021

Ministrja Shahpaska në seancën e KES: Puna në distancë do të përfshihet në Ligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës

“Puna në distancë do të përfshihet në Ligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës. Në periudhën e pandemisë si shoqëri ne kemi bërë hap serioz në përshtatjen e procesit të punës atje ku mundet sipas kushteve të imponuara nga situata e re”, tha ministrja Jagoda Shahpaska në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik-Social, në lidhje me analizat e bëra nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP).


 
Analizat, që janë pjesë e Projektit “Përforcimi i dialogut social”, kanë të bëjnë me kulturën sipërmarrëse, punën në distancë, qasjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në mjetet financiare dhe ekosistemin sipërmarrës në Maqedoninë e Veriut.
Këto analiza, tha ministrja Shahpaska, do të jenë me përfitim të madh në zhvillimin dhe zbatimin e politikave ekonomike dhe sociale.
Në seancën e sotme u prezantua dhe shqyrtua Draft-Korniza e indikatorëve që e matin efektivitetin e Këshillave Ekonomikë-Socialë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky dokument u përgatit në kuadër të projektit rajonal Platforma e Punësimit dhe Çështjeve Sociale 2.
“Rëndësia e këtyre indikatorëve është e madhe, sepse përmes tyre ne do të jemi në gjendje të shohim në mënyrë krahasuese efikasitetin e Këshillit tonë Ekonomik-Social në raport me organet e njëjta në rajon, dhe kështu të përmirësojmë rolin e të njëjtit në zhvillimin e dialogut social”, tha ministrja Shahpaska.
Me iniciativë të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, në seancën e KES u prezantua edhe Hulumtimi Nacional në kuadër të projektit “Hendeku ndërmjet gjeneratave” i realizuar nga kjo Organizatë. Ky hulumtim ka për qëllim të marrë të dhëna thelbësore për menaxhimin e plakjes dhe sfidave ndërmjet gjeneratave në tregun e punës në vendin tonë.


 
Ky hulumtim tregon se punëtorët e moshuar kanë përvojë pune, njohuri dhe aftësi të veçanta, ndërsa dobësia e tyre është teknologjia e re. Ndërsa përparësi e gjeneratave të reja janë aftësitë dhe njohuritë e teknologjisë informatike, kurse dobësi përvoja e pamjaftueshme. Prandaj, prej këtu lind edhe rëndësia thelbësore në tejkalimin e hendekut ndërmjet gjeneratave që qëndron në tejkalimin e këtyre dallimeve ndërmjet gjeneratave, përmes shkëmbimit të përvojës dhe njohurive.
Në seancën e KES-it, anëtarët e Këshillit e zgjodhën Sali Sali, si përfaqësues i Këshillit Ekonomik- Social, për anëtar në Këshillin e Statistikës.
Këshilli Ekonomik-Social vazhdon në kuadër të grupeve dhe organeve të punës duke zhvilluar dialog konstruktiv social për të ndikuar në krijimin e politikave që janë me interes të përbashkët për palët në shoqëri.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.