15.03.2023

Zëvendësministri Husein po merr pjesë në Samitin e 26-të Ekonomik Euroaziatik

Zëvendës ministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein po merr pjesë në Samitin e 26-të Ekonomik Euroaziatik, organizuar nga Fondacioni Marmara (Marmara Group Fondation), në Turqi.

Në samit, zëvendësministri Husein foli për temën "Efektet e rendit të ri", ku tha: "Vitet e fundit kanë qenë kryesisht sfiduese dhe përfaqësojnë një test të gatishmërisë së sistemeve, përfshirë sistemin e mbrojtjes sociale,për përballjen me të dhe krizat që duhet të kapërcehen. Gjatë krizës Kovid, me masa financiare të dedikuara dhe të synuara ndaj më të cenuarve, përdoruesve të përfitimeve sociale, pensionistëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale veproi për të ulur ose zbutur goditjet e çmimeve të imponuara në tregje.

Në të njëjtën kohë, krijimi, gjegjësisht ofrimi i shërbimeve sociale, i cili në një masë të madhe ia doli të ndikojë edhe në ofrimin e kujdesit dhe kujdesit adekuat për ata qytetarë që kanë më shumë nevojë, shërbime të mbuluara nga shteti, si nga shtetërore ashtu edhe shërbimet e kontraktuara me ofrues (privat) të autorizuar të shërbimeve sociale”.

Para të pranishmëve zëvendës ministri Husein informoi për aktivitetet që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka zhvilluar në periudhën e kaluar.

“E rritëm shumën e shtesës së posaçme me 15% për të tre nënllojet e shfrytëzueve! Gjithashtu, në muajin janar, të drejtat sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve u barazuan me shpenzimet e jetesës. Përfituesit e të drejtave me pagesë për muajin janar kanë marrë pagesa më të larta për 14.2%”, tha Husein dhe shtoi se mbështetja financiare e kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve është siguruar për përballimin e krizës energjetike.

Në samit, zëvendësministri Husein foli edhe për temën: “Menaxhimi i teknologjisë në rendin e ri botëror dhe mendimet e të rinjve”.

“Sot, qasjet e menaxhimit të teknologjisë shprehin nevojën për menaxhim sistematik të teknologjisë nga një këndvështrim strategjik dhe operativl. Në këtë kontekst, menaxhimi i teknologjisë- Është një proces që përfshin planifikimin, drejtimin, kontrollin dhe koordinimin e zhvillimit dhe zbatimit të aftësive teknologjike për të formuar dhe arritur qëllimet strategjike dhe operacionale të ndërmarrjes.

Mendimet e të rinjve formojnë të ardhmen tonë. Prandaj, pyetja se çfarë të rinjsh rrisim dhe çfarë duan të rinjtë ,duhet të jetë shumë e rëndësishme për ne”, theksoi Husein.

Në fund, Husein përmblodhi se të rinjtë duan të mbështeten në një jetë me ritme të shpejta në ndryshim, preferojnë të mësojnë përmes përvojës, duan të kuptohen, jo të kritikohen dhe presin respekt.

Sipas Huseinit, të rinjtë mbrojnë vlerat e ndryshimit, barazisë dhe lirisë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.