28.03.2023
Trençevska-Selakoviq: Nëpërmjet digjitalizimit drejt shërbimeve sociale më të mira që do t'i përgjigjen nevojave të qytetarëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në takimin bilateral ka takuar ministrin e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Politikës Sociale, Nikolla Selakoviq të Republikës së Serbisë. Fokusi kryesor i takimit ishte dixhitalizimi i sistemit të mbrojtjes sociale dhe funksionimi i tij në Republikën e Serbisë.
Ministri Selakoviq theksoi rëndësinë e digjitalizimit për mbrojtje më të mirë sociale që do t'u përgjigjet nevojave të qytetarëve. Ai shprehu interesimin e tij për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë për këtë çështje dhe theksoi se përmes trasmetimit të praktikave të mira mund të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve. Ai ka propozuar që bashkëpunimi të fillojë nga një nivel më i ulët, respektivisht të fillojë nga Qendrat për Punë Sociale.
Ministrja Trençevska inicioi edhe një diskutim për funksionimin e shtëpive të grupeve të vogla dhe se si po zhvillohet procesi i deinstitucionalizimit në mbarë vendin.
Ministri Selakoviq theksoi edhe procesin e deinstitucionalizimit në Republikën e Serbisë.
Ministrat theksuan anët e mira të këtij procesi, aspektet nga të cilat mund të përmirësohet.
Takimi përfundoi me interes të shprehur të dyanshëm për shkëmbimin e përvojave me qëllim të ofrimit të mundësive të barabarta për të gjithë dhe mbrojtjes më të madhe sociale.