29.03.2023

Trençevska: Po shënojmë hapat e fundit të fushatës "E zëshme dhe e guximshme"

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e filloi ditën duke vizituar sipërmarrjen e grave “Preplet”, një dyqan për dhurata  të formuar nga gra të suksesshme dhe që funksionon prej 10 vitesh.Ministrja u mirëprit nga pronaret e "Preplet" dizajnerët grafikë, Viktoria Lagovska Hajredin dhe Magdalena Avramovska, arkitektja Emilia Langovska dhe dy punonjëset e tyre Frosina Kërstevska dhe Sandra Kostovska.

Në kuadër të fushatës “E zëshme dhe e guximshme”Ministria e Punës dhe Politikës Sociale , la gjurmë me farat e luleve në vendet ku u mbajtën manifestimet për fuqizimin ekonomik dhe shëndetin mendor. “Preplet” dizenjoi produktet që ishin pjesë e fushatës, e cila synonte të përçonte mesazhin e “E zëshme dhe e guximshme”.

Gjatë vizitës në pikën e shitjes dhe punëtorinë e Preplet, u bisedua për frymëzimin rreth punës, historinë e biznesit të tyre dhe rrjetin e blerësve. Ky biznes është gjithashtu një shembull i inkluzivitetit. Në vitet e kaluara, të mbështetur nga masat e Fondit të Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik, ata kanë dizajnuar bluza të shkruara në alfabetin Braill.

Pronarët e informuan ministren edhe për një risi tjetër të tyre – makinën e dhuratave, e cila mund t'u mundësojë klientëve të blejnë produktet e tyre në çdo kohë të ditës.

"Ju jeni një shembull atë që me entuziazëm, këmbëngulje dhe vendosmëri mund të kemi sukses!" Ashtu si mesazhi i farës, mesazh për sukses”, theksoi Trençevska gjatë kohës së vizitës.

Ministrja e përshëndeti nismën e tyre dhe i falënderoi për punën e tyre e cila shënoi fushatën “E zëshme dhe e guximshme”, duke lënë  kështu një gjurmë dhe duke dhënë notën dhe drejtimin e duhur. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.