08.03.2023

Trençevska për TV 24: Barazia gjinore është luftë për të gjithë ne, nuk njeh përkatësi politike

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte e ftuar në emisionin Studio 10, në Televizionin 24, ku përcolli mesazhet kryesore për barazinë gjinore në shoqëri, punën e institucioneve dhe bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile për këtë çështje të rëndësishme. 

Sot, për herë të parë në histori, Kuvendi po zhvillon një seancë plenare kushtuar sukseseve dhe dështimeve në fushën e barazisë gjinore në 20 vitet e fundit. Do të shënohet edhe 20-vjetori i themelimit të Klubit të Parlamentarëve.

Ajo theksoi se deputetet janë ata që luftuan që të mbahet një seancë e tillë, ku do të flasim për pozitën e gruas në vend, se ku ishim dhe ku jemi dhe ku duam të jemi, për më shumë të drejta.

‘’Barazia gjinore është luftë për të gjithë ne, nuk njeh përkatësi politike”, theksoi ministrja Trençevska në Studio 10 të TV 24.

Trençevska foli edhe për numrin e grave të përfaqësuara në Qeveri, Parlament dhe pushtetin lokal.

“Kemi 51 gra nga 120 deputetë ose 42%, që është mbi mesataren evropiane. Por nuk mund të mburremi me sukses në përfaqësimin e grave në pushtetin ekzekutiv - janë vetëm 5 ministre dhe 2 zëvendësministre. Në vetëqeverisjen lokale në këshill kemi rezultate të mira, por numri i kryetareve femra është zhgënjyes - vetëm dy nga 81 komuna, tha Trençevska.

Ajo sqaron se ky është rezultat i kuotës së përfaqësimit të drejtë të grave, apo veprimit afirmativ. Trençevska theksoi se ka rezultuar se kuota është e nevojshme sepse ende nuk ka vetëdije për barazinë gjinore në vendin tonë.

“Ne duhet absolutisht të përpiqemi që gratë të jenë në pozitat më të larta, duke përfshirë për herë të parë një grua si presidente të shtetit”, porositi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.