08.03.2023

Trençevska në TV 24: Politikëbërësit të mos qëndrojnë ulur nëpër zyra, por të jenë në terren dhe të bisedojnë me qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në emisionin Studio 10, në Televizionin 24, foli për gjuhën e urrejtjes ndaj grave, e cila është shumë e përhapur në vend. Ajo theksoi se për këtë kontribuojnë rrjetet sociale, ku njerëzit mund t'i thonë njëri-tjetrit çfarë të duan.

“Mua personalisht më dhemb më shumë kur më sulmojnë familjen sesa kur më paraqesin kualifikime personalisht. Gratë kur hyjnë në politikë e kanë të qartë se do të jenë subjekt i sulmeve gjinore”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se ndjek rrjetet sociale sepse është e rëndësishme se çfarë mendojnë qytetarët për masat e ndërmarra nga qeveria dhe ministria.

“Dua të shoh me çfarë problemesh po përballen qytetarët. Në profilin zyrtar ka ofendime, por në profilin tim privat edhe pse është i hapur nuk ka”, tha Trençevska.

Ajo thotë se politikëbërësit, si zyrtarët ashtu edhe administrata, duhet të jenë në terren për të pasur një pasqyrë të situatës reale.

"Nuk ka të bëjë vetëm me sigurimin e mbrojtjes sociale për njerëzit dhe familjet e cenueshme, ne gjithashtu duhet t'i përkushtohemi shëndetit mendor dhe fuqizimit ekonomik të grave," vuri në dukje Trençevska.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me konferencën “Gratë në politikë – Gjuha e urrejtjes, një hije dekurajuese” më 1 mars, nisi fushatën: “E zëshme dhe e guximshme” që synon fuqizimin e grave.

“Fushata do të zgjasë një muaj të tërë dhe është hipokrite të flasim vetëm sot për përmasat e 8 marsit. Për heroinat që adhurojmë dhe rrugën e të cilave ne ndjekim. Prandaj politikëbërësit nuk duhet të rrinë ulur në zyrë, por të jenë në terren dhe të bisedojnë me qytetarët, kështu që ne do të kemi një pasqyrë se si po zhvillohen politikat tona”, tha Trençevska.

“Vitin e kaluar ishim në mesin e qytetarëve gjatë gjithë kohës. Kovid-i dhe kriza ekonomike dhe energjitike patën një ndikim shumë domethënës në shëndetin mendor. Qëllimi i karvanit është të flasim për fuqizimin e grave, të flasim me gratë me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës, gratë në pension, gratë nga sektori i TI, gratë nga sistemi shëndetësor, të rejat, vajzat, studentet. Synimi është të kemi komunikim me të gjitha gratë në shoqëri, se sa politikat tona i arrijnë ato dhe si funksionon sistemi, ku janë barrierat, ku është mosfunksionimi.

Trençevska theksoi se janë të përfshira të gjitha resoret, veçanërisht ministritë me të cilat kemi bashkëpunim të ngushtë dhe aktivitete ndërsektoriale, si MPB, MASH, MSHIA, MD, MSH dhe përfshirja e profesionistëve, si psikologët në punëtoritë për shëndetin mendor dhe fuqizimin ekonomik të grave.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.