20.03.2023

Trençevska: E ardhmja e çdo shoqërie varet nga aftësia e saj për të ushqyer shëndetin dhe mirëqenien e brezit të ardhshëm, fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ambasadorin e Norvegjisë në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Jorn Jelstad dhe përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorian,morën pjesë në promovimi i Protokollit për bashkëpunim ndërsektorial për trajtimin e fëmijëve të rrugës.

Ngjarja u organizua nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e UNDP-së dhe Ambasadës Norvegjeze në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Fëmijët e rrugës kanë të drejtën e mbrojtjes nga të gjitha institucionet kompetente që mund t'u përgjigjen në mënyrë adekuate nevojave të tyre, veçanërisht fëmijëve të dhunuar, t'i mbrojnë dhe t'i ndihmojnë në procesin e tejkalimit të rrezikut. Për këtë arsye promovohet dhe inkurajohet procesi i qasjes dhe bashkëpunimit ndërsektorial, karahasuar nga veprimet e izoluara të sektorëve”, tha Trençevska.

Ajo informoi edhe për grupin punues që është formuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me qëllim të zhvillimit të protokollit për bashkëpunim ndërsektorial për trajtimin e fëmijëve të rrugës.

“Për të përmirësuar gjendjen dhe koordinimin e ndërsjellë ndërmjet institucioneve dhe përgjegjësive të tyre në lidhje me fëmijët e rrugës, u imponua nevoja e krijimit të një Protokolli për bashkëpunim ndërsektorial për trajtimin e fëmijëve të rrugës. Për përgatitjen e këtij dokumenti të rëndësishëm, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale formoi një grup pune me përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë dhe organizatat joqeveritare, me qëllim të trajtimit të koordinuar të fëmijëve, mbrojtjes, përfshirjes së tyre në shoqëri, dhe aktiviteteve për parandalimin e kësaj dukurie”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi edhe seriozitetin në qasjen për zgjidhjen e kësaj sfide. Ajo thekson se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t'i harmonizojë aktivitetet e saj në mbrojtjen sociale të fëmijëve me vendet evropiane për ta afruar vendin me trendet evropiane.

Në fund të fjalës së saj, ministrja theksoi se e ardhmja e çdo shoqërie varet nga aftësia e saj për të ushqyer shëndetin dhe mirëqenien e brezit të ardhshëm të fëmijëve. Ajo theksoi se për këtë arsye nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse dhe sistematike nga të gjithë me qëllimin e vetëm për të thyer stereotipet, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për t'u mundësuar fëmijëve të jetojnë në kushte të mirëqenies dhe respektimit të interesave të tyre më të mira.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.