28.03.2023
Trençevska: Besoj se stafi i dalë nga UNB është i gatshëm t'u përgjigjet me sukses profesioneve të tyre
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka vizituar Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, ku është pritur nga rektori i fakultetit, Mehmet Dursun Erdem dhe prorektori, Mevludin Ibesh. U prezantuan ambientet e kampusit universitar nga rektori. Qëllimi i vizitës ishte punëtoria që u mbajt me studentet e universitetit, e cila u organizua në kuadër të fushatës së realizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale “ E zëshme dhe e guximshme”.
Gjatë takimit mes ministres dhe rektorit u theksua respekti dhe mbështetja e plotë e rektorit për ministren Trençevska dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Ai theksoi se Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik është krijuar për të gjithë pa asnjë lloj diskriminimi, ashtu si drejtimi i punës së Ministrisë.
Pas takimit të ministres Trençevksa dhe rektorit Dursun Erdem, filloi punëtoria, e cila u drejtua nga shefja e kabinetit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Natasha Dimeska.
Studentet e psikologjisë,mjekësisë dhe arsimit morën pjesë në punëtori. Ashtu siç diktohet nga zbatimi i fushatës “E zëshme dhe e guximshme”, në fund të puntorisë u zhvillua një diskutim i hapur mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe fuqizimit ekonomik. U diskutuan sfidat me të cilat përballen studentet femra, si dhe u diskutuan zgjidhjet e propozuara.