22.03.2023
Të rinjtë në Strumicë, në kuadër të fushatës "E zëshme dhe e guximshme", biseduan me ministren Trençevska për shëndetin mendor dhe fuqizimin ekonomik
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka takuar të rinjtë nga Komuna e Strumicës. Në kuadër të fushatës “E zëshme dhe e guximshme” me qëllim të fuqizimit ekonomik dhe shëndetit mendor, Trençevska vazhdon karvanin në gjithë territorin e vendit dhe ka vazhduar me takime me target grupe të ndryshme.
Diskutimi u mbështet nga profesoresha e Fakultetit Filozofik në Shkup, Sofia Arnaudova, kësaj radhe kishte për qëllim identifikimin e emocioneve vetjake dhe se si projektimi i tyre në jetën e përditshme ndikon në të tashmen dhe si do të ndikojë në të ardhmen e të rinjve.Ministrja u takua me një grup të rinjsh të moshave 18 deri në 26 vjeç, të cilët të udhëhequr nga ushtrimi që ishte baza e takimit, folën për sfidat me të cilat përballen dhe cilat janë iniciativat e tyre personale për tejkalimin e tyre.
Në mesin e muajit mars, me këtë diskutim në Komunën e Strumicës, ministrja shënoi takimin e 26-të radhazi në një muaj me grupe të ndryshme të qytetarëve në kuadër të fushatës.