13.03.2023

Të mësuarit socio-emocional është një nga komponentët kryesorë në drejtim të edukimit për zhvillimin e drejtë të fëmijës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska së bashku me kryetarin e Komunës  Qendër, Goran Gerasimovski, në ditën e sotme ishin të pranishëm te fëmijët që janë pjesë e kopshtit “Koço Racin” në Komunën  Qendër, ku i mirëpriti drejtoresha e kopshtit, Gabriella Allabashovska.

Ministrja dhe kryetari i komunës morën pjesë aktive në aktivitetet që përforcojnë aftësitë sociale dhe emocionale të fëmijëve.

Ngjarja u organizua në kuadër të fushatës “E zëshme dhe e guximshme” të cilën e zbatoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me qëllim për fuqizimin ekonomik dhe fuqizimin mendor.

Në serinë e aktiviteteve që u zhvilluan nga ministria, u përfshinë grupe me synime të ndryshme: gratë me aftësi të kufizuara, gratë me uniformë, kategoritë e cenueshme të grave, të rinjtë si dhe fëmijët me arsim dhe edukim parashkollor.

Programin dhe aktivitetet e mësimit social dhe emocional ,në kopsht i shpjegoi edukatorja Snezhana Gucull, e cila është një nga 30 edukatoret e mbështetjes kolegjiale për të gjitha metodat dhe mjetet e zhvillimit socio-emocional. Edukatorja shpjegoi se qëllimi i mjeteve dhe metodave është të analizojnë emocionet dhe mënyrën se si fëmijët reagojnë ndaj tyre. Ajo shpjegoi ushtrimet që do të kryhen, si përshëndetje për një fillim të mbarë të ditës, aktivitete për fokus më të madh te fëmijët, rrethin e besimit dhe përshkimin e rrugës ndijore. Snezana Gucull sqaroi se fëmijët fillojnë me këtë program që nga mosha 2 vjeçare dhe janë të prirur që aktivitetet e tyre t'i nisin nga kopshti.

Në fund të ngjarjes, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, kryetari i Komunës Qendër dhe drejtoresha e kopshtit së bashku me fëmijët e kopshtit mbollën farat e karafilit i cili është simbol i fushatës "E zëshme dhe guximshme".

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.