08.03.2021
Seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e ditës së 8 Marsit
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbajtur seancë solemne me rastin e shënimit të ditës së 8 Marsit, si dhe 20 vjetorit të themelimit të klubit të deputeteve.
Manifestimin e hapi me fjalimin e tij hyrës Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Fjalim hyrës kishte edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
"Jam krenare që jam pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme që janë ndërmarrë për promovimin e barazisë gjinore në dy dekadat e fundit dhe rezultatet e arritura në aspektin e legjislacionit, politikave dhe dokumenteve strategjike që janë të lidhura pikërisht në sferën e çështjeve gjinore," thaTrençevska.
Ministrja në fjalën e saj iu referua historikisht legjislacionit duke filluar nga Ligji i parë për mundësi të barabarta i miratuar në vitin 2006 dhe duke vazhduar me Ligjin për buxhetin e vitit 2022, i cili, sipas Trençevskës, garanton se perspektiva gjinore është pjesë e çdo buxheti dhe se buxhetet do të pasqyrojnë prioritetet, nevojat dhe interesat e grave dhe burrave.
Trençevska foli edhe për strategjitë dhe planet e veprimit.
“Përveç kuadrit ligjor, në periudhën e kaluar është punuar në vazhdimësi për krijimin e strategjive dhe planeve të veprimit që synojnë drejtpërdrejt avancimin e barazisë gjinore. Strategjia e parë Kombëtare për Barazinë Gjinore, është miratuar në vitin 2013, është dokumenti i parë strategjik i këtij lloji në vend, i cili përcakton synimet strategjike në 10 fusha për promovimin e barazisë gjinore”, theksoi ministrja.
Ajo theksoi se në vitin 2022 është miratuar strategjia kombëtare për barazi dhe mosdiskriminim 2022-2026 dhe Plani i Veprimit 2022-2024, fokusi i të cilit është reduktimi i diskriminimit mbi çdo bazë në të gjitha fushat e jetës shoqërore.
Në seancën solemne folën deputetet Gordana Silianovska Davkova, Lolita Ristova, Rina Ajdari, Snezhana Kalevska Vançeva, Bllagica Lasovska, Maja Morçanin, Ilire Dauti, Zhaklina Peshevska dhe Monika Zajkova.