27.03.2023

Në kuadër të fushatës “E zëshme dhe e guximshme, u mbajt një panel diskutimi me titull "Diskriminimi i fshehur në ekran - paga e barabartë dhe ngacmimi i grave, nga sektori i TI-së"

Në kuadër të fushatës “E zëshme dhe e guximshme” të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u mbajt paneli me titull “Diskriminimi i fshehur në ekran – paga e barabartë dhe ngacmimi i grave, nga sektori i TI-së”, në të cilin folën ministrja Punës dhe politikës sociale Jovanka Trençevska, dekani i Fakultetit të Shkencave të Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike, prof. Dr. Boro Jakimovski, komunikues Bojan Kordalov dhe Despina Zhupani, pronare e një kompanie marketingu. Të rinjtë studentë dhe punonjës në sektorin e TI-së patën mundësinë të ndjekin panel diskutimin online në rrjetet sociale.

“Në pamje të parë duket se punonjësit në sektorin e TI-së janë të privilegjuar, por realiteti është se, ashtu si të punësuarit e tjerë në aktivitete të tjera, nuk janë të kursyer nga diskriminimi, nga dhuna në këtë rast e ashtuquajtura dhunë kibernetike, përjashtimi social si pjesë e negativeve të këtij profesioni dhe e gjithë kjo ndikon në shëndetin mendor të këtyre personave”, potencoi ministrja Trençevska.

Ajo theksoi se, në një kohë kur teknologjia është veçanërisht e zhvilluar dhe informacioni përhapet shpejt, jemi dëshmitarë të abuzimit të internetit dhe teknologjive dixhitale për komunikim, të dhunës ndaj grave, gjuhës së urrejtjes, seksizmit, abuzimit të fotografive dhe videove dhe falsifikimit të tyre.

“Edhe në vendin tonë përmes rrjeteve sociale kemi dëshmuar se sa shpesh përhapet gjuha e urrejtjes dhe seksizmi ndaj grave dhe vajzave. Gratë dhe vajzat janë në shënjestër të ofendimeve dhe imazhet dhe videot e tyre i nënshtrohen akteve degraduese seksuale pa pëlqim. Prandaj është obligim i përbashkët që të luftojmë kundër këtij lloji të shkeljes së të drejtave njerëzore të grave”, theksoi Trençevska.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Informatiikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike, prof. Dr. Boro Jakimovski, foli për përfaqësimin gjinor të studentëve që regjistrohen në studimet në fakultet, si dhe numrin e atyre që i përfundojnë me sukses. Në këtë drejtim, ai informoi se përqindja e vajzave të regjistruara në ciklin e parë të studimeve, nga 20% rreth 11 vite më parë, është vazhdimisht në rritje, ndërsa sot është rreth 35%.

Ndërsa në ciklin e dytë të studimeve kjo përqindje është mbi 40%. Numri i femrave të diplomuara është rreth 45% në ciklin e parë të studimeve. Kjo dëshmon se Fakulteti prodhon staf në baza të barabarta në tregun e punës. Ai theksoi se ajo që është kryesore janë aftësitë dhe gjinia nuk merret parasysh. Megjithatë, brenda fakultetit ka barazi në stafin mësimdhënës dhe pabarazia gjinore nuk ndihet.

“Diskriminimi është një problem i përgjithshëm në shoqëri, veçanërisht në barazinë gjinore. Problemi është se ne duhet të krijojmë kushte elementare, komunikim dhe trajtim të problemeve të tilla. Duhet shumë të flasësh. Mungon shembulli që duhet të japin politikanët, ekspertët, partitë, institucionet. Nuk arrijmë të kuptojmë se fjalimi i ndjeshëm ndaj gjinisë është diçka që duhet ta praktikojmë. Por shembulli le të fillojë nga e para. Nëse të gjithë kanë shanse të barabarta, ne të gjithë fitojmë. Sektori i TI-së e ka njohur tashmë punën në distancë 10 vjet më parë, ku gratë dhe burrat mund të gjejnë vendin e tyre", tha Bojan Kardalov.

Despina Zhupan, pronare e një kompanie marketingu, tregoi përvojën e saj pozitive personale në punën e saj të përditshme, duke treguar se ajo nuk u përball me diskriminim në bazë të gjinisë.

Ajo inkurajoi të gjithë të rinjtë, me theks tek vajzat dhe gratë, të fillojnë bizneset e tyre, sepse aftësitë dhe njohuritë janë çelësi i progresit. Natyrisht, ajo theksoi se suksesi kërkon shumë përpjekje, të cilat duhet të njihen dhe rezultatet do ta konfirmojnë këtë. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.