17.03.2023
MPPS: Punëdhënësit janë të detyruar të llogarisin dhe paguajnë shumën bruto të përcaktuar për vitin 2023 me pagën e muajit mars
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në lidhje me Shpalljen për lartësinë e pagës minimale për vitin 2023 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.58/23), e cila është publikuar më 16.03.2023 në përputhje me Me Ligjin për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, punëdhënësit janë të obliguar të llogarisin dhe paguajnë bruto shumën e përcaktuar për vitin 2023 me pagë prej 29.739,00 denar për muajin mars. Sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, paga për muajin mars duhet të paguhet më së voni deri më 15 prill 2023.
![](content/images/2021/logo_alb/06_Logo_MTSP_H_C_AL.jpg)
Shuma e pagës minimale, sipas kritereve të metodologjisë së miratuar vitin e kaluar, është miratuar në Këshillin Ekonomik-Social të mbajtur më 13 mars 2023. Duke filluar nga paga e muajit mars asnjë punëtor nuk do të paguhet më pak se 20.175 denarë.