14.03.2023
MPPS: Harmonizimi i ri i marsit i pensioneve arrin 8.4%
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga marsi i vitit 2022 për metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve me pagesën e muajit mars, pensionet do të rriten për 8,4%.
Me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor parashihet mënyrë e re e harmonizimit të pensioneve, ku për llogaritjen e harmonizimit të pensioneve merret parasysh rritja e kostos së jetesës dhe rritja e pagës mesatare.
Kjo metodë e harmonizimit të pensioneve mundëson një rritje reale të pensioneve në raport me pagat, respektivisht me rritjen e pagës mesatare, do të vazhdojnë të rriten edhe pensionet.
Harmonizimi i pensioneve bëhet sipas lëvizjes së indeksit të kostove të jetesës në vlerë prej 50% dhe rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në shumë prej 50%.
Sipas Metodologjisë së re, pensioni rregullohet në 1 mars dhe 1 shtator të çdo viti sipas përqindjes së përftuar si shumë e rritjes së indeksit të kostos së jetesës në gjashtëmujorin e kaluar dhe përqindjes së rritjes së pagës së paguar mesatare të të gjithë punëtorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në gjashtëmujorin paraprak në raport me gjysmën e vitit që i paraprin.
Harmonizimi i pensioneve të shtatorit që u paguan me modelin e kombinuar 50% rritje të pagës mesatare dhe 50% rritje të kostos së jetesës, respektivisht harmonizimi ishte në masën 6.8% (rritja e pagave 6,6% dhe rritja e kostos së jetesës 6,9%) me të cilën pensioni mesatar u rrit nga 16.348 denarë në 17.666 denarë.
Harmonizimi i pensionit të marsit sipas metodologjisë do të rritet për 8,4% (rritja e pagave 6,1 dhe rritja e shpenzimeve të jetesës 10,6%), me çka do të rritet pensioni mesatar nga 17.666 në 19.150 denarë.
Ne vazhdojmë të kujdesemi për të moshuarit në vendin tonë.