29.03.2023

Husein: Detyra jonë është që të sigurojmë mundësi të barabarta për qytetarët

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, foli në ngjarjen në të cilën u prezantua projekti: “BE për të drejtat e njeriut: Përfshirja e koncepteve të mosdiskriminimit në legjislacion”.

Projekti “BE për të drejtat e njeriut: Përfshirja e koncepteve të sosdiskriminimit në legjislacion që financohet nga BE-ja" synon: të përforcojë kuadrin ligjor dhe të përforcojë zbatimin e parimeve dhe praktikave të barazisë dhe mosdiskriminit; harmonizimi i legjislacionit kombëtar me ligjin e BE-së për antidiskriminimin; harmonizimin e ligjeve në përputhje me nenin 48 të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe përforcimin e kapaciteteve të autoriteteve kombëtare dhe politikëbërësve për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit.

Në fillim të fjalës së tij, Husein falënderoi për mbështetjen e ofruar në fushën e mundësive të barabarta dhe mosdiskriminimit në Maqedoninë e Veriut përmes ndihmës IPA.

Zëvendësministri Husein, duke folur për të drejtat dhe liritë që janë pjesë e rendit juridik të vendit, në veçanti iu referua Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

“Në përgjithësi, Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i miratuar në tetor 2020, i cili është lex generalis në këtë fushë, është plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me Direktivën Nr. 2006/54/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të 5 korrikut 2006 mbi zbatimin e parimit të mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë të burrave dhe grave në fushën e punësimit dhe profesioneve (i rishikuar), i cili është transpozuar pjesërisht në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligjin për Ngacmimin në Vendin e Punës, Direktiva nr. 2000/78/KE e Këshillit e datës 27 nëntor 2000 për krijimin e një kuadri të përgjithshëm për trajtim të barabartë në punësim dhe profesion, dhe Direktiva nr. 2004/113/KE të Këshillit të 13 dhjetorit 2004, i cili zbaton parimin e trajtimit të barabartë të burrave dhe grave në qasjen dhe sigurimin e mallrave dhe shërbimeve”, tha zëvendësministri Husein.

Në këtë kontekst, ai shtoi: “Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi e rregullon parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, format dhe llojet e diskriminimit, procedurat për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe përbërjen dhe punën e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminim." Poashtu, qëllimi i këtij ligji është sigurimi i parimit të barazisë dhe parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Realizimi i projektit aktual është mbështetje për vlerësimin e nevojës për harmonizim përmes analizës situative dhe përgatitjes së projekt zgjidhjeve ligjore për harmonizimin e mëtutjeshëm të disa projektligjeve në përputhje me nenin 48 të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

Përveç Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, zëvendësministri Husein foli edhe për Strategjinë Kombëtare për Barazi dhe Mosdiskriminim 2022-2026, e cila përcakton qëllimet, aktivitetet, masat, treguesit dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e tij në nivel qendror dhe nivel lokal, për avancimin e gjendjes së barazisë dhe mosdiskriminimit, duke theksuar bashkimin përmes dallimeve dhe atë në një shoqëri për të gjithë. 

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale theksoi nevojën e përforcimit të kapaciteteve të institucioneve përkatëse dhe politikëbërësve për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit.“Sfidat që kanë të bëjnë me respektimin e parimeve të mosdiskriminimit janë në drejtim të avancimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe pavarësinë dhe funksionalitetin më të madh të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, analiza e mangësive ekzistuese dhe propozime për tejkalimin e tyre, zbatimi i harmonizimit të rregullimit ligjor me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi”, theksoi Husein.

Me këtë rast, zëvendësministri tha se qasja sistematike në harmonizimin e legjislacionit dhe harmonizimin e koordinuar të ligjeve do të çojë në tejkalimin jo vetëm të dallimeve në terminologjinë e përdorur, barazinë e përkufizimeve dhe bazave të diskriminimit që janë të futura në ligje të ndryshme, por edhe për procedurat e standardizuara për trajtimin e rasteve të diskriminimit në fusha të ndryshme ku ato mund të ndodhin.

“Është obligim ynë që të ofrojmë mundësi të barabarta për qytetarët”, potencoi Husein.

Në fund të fjalës së tij u theksua nevoja e mbështetjes së vazhdueshme të ndihmës zhvillimore përmes IPA III në periudhën programore 2021-2027 në zbatimin e aktiviteteve në lidhje me politikat e tregut të punës dhe mbrojtjes sociale, mundësitë e barabarta dhe kategoritë më të cenueshme të qytetarëve.

“Shpresoj sinqerisht se në periudhën e ardhshme do të avancojmë zgjidhjet ligjore dhe do të kemi zhvillim të vazhdueshëm në realizimin e barazisë dhe mosdiskriminimit në vend”, përfundoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.