Shahpaska: Me harmonizimin ligjor, pensionistët marrin plus 185 denarë në muaj, në nivel vjetor është rreth 2200 denarë, që është shumë më tepër se harmonizimi linear më parë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në emisionin “24 Analiza” të TV 24 ka folur për sistemin pensional, zgjidhjen ligjore që e diela të jetë ditë jo pune, papunësinë në kushtet e pandemisë dhe politikat dhe masat për të tejkaluar më lehtë  periudhën e krizës.

“Janë 4 ligje në procedurë parlamentare, përkatësisht Ligji për marrëdhënie pune, Ligji për administratë publike, Ligji për mbrojtje shëndetësore dhe Ligji për punonjësit në arsimin e lartë. Të gjithë këto janë pjesë e paketës së ligjeve që parashikojnë pensionim në moshën 64 vjeçare dhe 15 vjet stazh pune, të propozuar nga deputetët. Konkretisht, 480 amendamente janë dorëzuar për Ligjin për marrëdhënie pune, dhe shumica e këtyre amendamenteve kanë të bëjnë me atë se kur duhet të fillohet me zbatimin e zgjidhjes ligjore”, nënvizoi ministrja, duke theksuar se ka mekanizma në përputhje me procedurën parlamentare për të zhbllokuar procesin.

Ajo theksoi se kjo zgjidhje ligjore është kërkesë e parashtruar nga qytetarët edhe në zgjedhjet e fundit. Në këtë mënyrë, lirohen vendet e punës që janë kryesisht nga sektori publik, hapet mundësia për t’u reformuar administrata dhe për t’u inkuadruar kuadër i ri që i posedon shkathtësitë e nevojshme për proceset moderne dhe për të krijuar një administratë publike efikase.

Lidhur me çështjen e blerjes së stazhit, ministrja tha se është kjo pjesë e programit qeveritar dhe mbetet të zbatohet deri në fund të mandatit të kësaj qeverie. Si  prioritet në të cilën ministria po punon në mënyrë aktive, ministrja e theksoi Ligjin për marrëdhënie pune, i cili duhet të jetë gati kah mesi i këtij viti, dhe Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë - dy dokumente të rëndësishme strategjike që duhet të miratohen këtë vit.

Lidhur me zgjidhjen ligjore që e diela të jetë ditë jo pune, ministrja Shahpaska theksoi se versioni i përgatitur u rishikua në seancën e Këshillit Ekonomik - Social dhe me shkresë u është dërguar të gjithë aktorëve.

“Thelbi i zgjidhjes ligjore që e diela të jetë ditë jo pune është t’u mundësohet punëtorëve që të shfrytëzojnë të drejtën për pushim, të jenë me familjet e tyre, por duhet të parashikohen përjashtime, që do të nënkuptojnë funksionimin e mirë të shoqërisë. Gjatë analizave dhe krahasimeve me vendet e tjera evropiane, ne konkluduam se duhet të marrim parasysh se për cilin vend bëhet fjalë dhe potencialin e tij ekonomik”, tha Shahpaska.

Ministrja nënvizoi se thelbi i reformës në sistemin pensional është sigurimi i stabilitetit të tij, pagesa në kohë e pensioneve dhe rritja e tyre.

“Me pensionin e janarit, pensionistët do të marrin harmonizimin sipas Ligjit, që do të thotë rritje e pensionit minimal për 134 denarë dhe pensionit mesatar me 185 denarë në muaj, dhe në nivel vjetor është rreth 2.200 denarë. Harmonizim të këtillë me shpenzimet për jetë pensionistët do të kenë dy herë në vit dhe në formë shtesë me rritjen e bruto prodhimit të brendshëm, si mekanizëm i tretë.

Lidhur me rritjen lineare të pensioneve, si në kohën e VMRO-DPMNE-së, ministrja theksoi se me harmonizimin ligjor pensionistët fitojnë më shumë, sepse kjo vijon gjatë tërë vitit e jo sikurse forma lineare një herë në fund të vitit.

Ministrja theksoi se edhe në kushtet pandemisë, vendi regjistron shkallën prej 16.5% papunësi në tremujorin e tretë, që paraqet rënie me 0.6% krahasuar me vitin e kaluar. Ajo iu referua prioriteteve të përcaktuara të Qeverisë dhe MPPS, ruajtjes së secilit vend pune përmes paketave të ndihmës ekonomike dhe Planit Operativ për masat aktive dhe programet me zbatim të suksesshëm prej 94.5%.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.