19.08.2021

Shahpaska: Rritja e përfshirjes së fëmijëve në kopshtet në Komunën e Sveti Nikollës dhe Komunën e Rosomanit

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot nënshkroi Marrëveshje për bashkëpunim me kryetarët e Komunave të Sveti Nikollës dhe Komunës së Rosomanit, për zgjerimin dhe ndërtimin e dy kopshteve të fëmijëve.

Këto marrëveshje janë për avancimin, promovimin dhe mbështetjen e politikave për zhvillimin e mbrojtjes së fëmijëve, me qëllim të kontribuojnë në rritjen e përfshirjes së fëmijëve në kopshtet e fëmijëve.

Marrëveshja me komunën e Rosomanit i referohet zgjerimit të kopshtit ekzistues të fëmijëve “Praskiçka”, me çka kapaciteti i kopshteve do të rritet për 30 fëmijë (2 grupe me nga 15 fëmijë). Për këtë qëllim MPPS siguroi fonde në shumë prej 12.279,000 denarë.

Marrëveshja me komunën e Sveti Nikollës ka të bëjë me ndërtimin dhe pajisjen e kopshtit të ri të fëmijëve në f. Erxheliа, “Rahilka Goneva”, e cila do të jetë me kapacitet për kujdesin e 60 fëmijëve. Për këtë ndërtim të kopshtit MPPS siguroi 31.565,000 denarë.

“Si Ministri por edhe si Qeveri vazhdojmë me politikat për rritjen e kapaciteteve të kopshteve të fëmijëve me qëllim përfshirjen më të madhe të fëmijëve. Arsimi parashkollor paraqet hap të parë me të cilin fëmijët hyjnë në sistemin arsimor, fillojnë të fitojnë shprehitë dhe aftësitë themelore, shoqërohen, mësojnë dhe pastaj përmes tërë procesit i udhëheqin një staf profesional kompetent”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo theksoi se nga fillimi i mandatit, përkatësisht për vetëm 10 muaj, janë hapur 15 kopshte të reja me çka kapaciteti është rritur për 1.150 fëmijë. Deri në fund të vitit do të hapen edhe 10 kopshte të reja për fëmijë, tha Shahpaska.

“Ne mbetemi të përkushtuar të punojmë për qëllimin final, rritjen e përqindjes së përfshirjes së fëmijëve në institucionet parashkollore në 60 për qind, përkatësisht 7500 fëmijë shtesë në kopshtet deri në fund të mandatit”, potencoi ministrja Shahpaska.

Kopshtet pritet të hapen për 14 muaj nga momenti i prezantimit të punës së realizuesit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.