20.08.2021

Shahpaska: Punonjësit në kopshtet e fëmijëve dhe mjekët në Zoom-takimin për rëndësinë e vaksinave kundër Covid 19

Punonjësit në kopshtet e fëmijëve kanë rastin në një takim-zoom me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda, doktor Zharko Karaxhovski, doktor Kristina Stavridis dhe doktor Suzana Manevska, t’i parashtrojnë të gjtiha pyetjet dhe dilemat lidhur me vaksinat kundër Covid-19.

“Rreth 65%-75% për qind e punonjësve në kopshtet janë të vaksinuar, ndërsa në disa kopshte dhe 100%, që  flet për përgjegjësi shoqërore dhe personale të punonjësve që e mbrojnë shëndetin e tyre, shëndetin e më të afërmve të tyre dhe shëndetin e fëmijëve për të cilët kujdesen”, potencoi Shahpska.

Qëllimi i takimit ishte të potencohet rëndësia e vaksinës dhe të qartësohen të gjitha dilemat që i kanë personat që ende nuk kanë vendosur të vaksinohen.

Doktor Kristina Stavridis përgatiti një prezantim të hollësishëm për qëllimin, rëndësinë, funksionimin dhe detajet e lidhura me vaksinat kundër Covid 19.

“Me ju do ta ndajë përvojën time personale për ballafaqimin me virusin Covid 19. Besojë se në mënyrë të denjë dhe më të rëndësishme do të tregojë për rrezikshmërinë e këtij virusi dhe çfarë mund t’iu ndodhë nëse në kohë nuk mbroheni” tha Karaxhovski, me çka e shpërndau përvojën e tij për virusin Covid 19.

Ministrja edhe një herë apeloi deri te të gjithë punonjësit në kopshtet e fëmijëve, të cilët nuk janë të vaksinuar, ta bëjnë këtë sa më shpejtë, që në kohë të mbrojnë veten dhe fëmijët në kopshtet ku punojnë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.