26.08.2021

Shahpaska: Përvoja pozitive e bëri familjen Kërçovi të marrë në përkujdesje përsëri një fëmijë pa prindër 

Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, vizitoi familjen kujdestare Kërçovi, në komunën e Kavadarcit. 

“Familja Kërçovi hapi shtëpinë e tyre për një djalosh 14 vjeçar, i cili është fëmijë pa kujdes prindëror. Me këtë akt ata i ofrojnë atij dashuri, kujdes dhe mbrojtje, aq të nevojshme për zhvillimin e çdo fëmije. Djali ka dy vjet që është në këtë familje dhe më vjen mirë që i ka të gjitha kushtet që një familje kujdestare mund dhe duhet t’i japë”, deklaroi ministrja Shahpaska. 

Familja Kërçovi tashmë ka përvojë në kujdesin për një fëmijë për të cilin janë kujdesur për tre vjet. Ai ishte një person me aftësi të kufizuara në zhvillimin psikofizik. Ishte kjo eksperiencë e mëparshme pozitive që i shtyu ata të japin sërish ndihmën e tyre në kujdesin për një fëmijë. 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror dhe për të motivuar rritjen e familjeve kujdestare. Familjet kujdestare janë forma më e përsosur e sigurimit të një mjedisi të shëndetshëm dhe të sigurt për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të cilët, për arsye të ndryshme, kanë mbetur pa prindër ose kujdes prindëror. 

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rreth 300 familje që kujdesen për 500 fëmijë. Kohë më parë u hapën dy Qendra për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare në Manastir dhe Shkup, që ofrojnë ndihmë profesionale, trajnim dhe mbështetje për familjet që kanë marrë fëmijë në përkujdesje.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.