24.08.2021
Shahpaska: Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna është proces kompleks dhe bashkon disa ministri përkatëse
Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, realizoi takim me Trupin Koordinues Nacional për mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi dhe neglizhimi që përbëhet nga përfaqësues të institucioneve relevante, organizatat civile dhe ndërkombëtare.
“Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna është prioritet dhe angazhimi ynë i shoqërisë sonë, sepse të gjitha format e dhunës, keqpërdorimit dhe neglizhimit të fëmijëve, që potencialisht e rrezikojnë ose e prishin integritetin fizik, psikik dhe moral të personit të fëmijëve, paraqesin subjekt i të drejtave themelore të fëmijës të përmbajtura në Konventën e të drejtave të fëmijëve”, tha ministrja.

Trupi Koordinues Nacional me mbështetje të UNICEF-it zbatoi procesin e identifikimit dhe grumbullimit të të dhënave për fëmijët viktima të dhunës, keqpërdorimit dhe neglizhimit. Për këtë qëllim, janë krijuar indikatorë të veçantë për grumbullimin e të dhënave për fëmijët e paraqitur si viktima të dhunës në të gjitha sektorët: arsim, shëndetësi, social dhe polici. Me ndihmën e indikatorëve u përpilua edhe Strategjia e punës me të cilën planifikohen dhe hapat në vijim.
Në takim u miratua protokolli për veprimin e ekipeve të multisektorëve për mbrojtjen e fëmijëve viktima të dhunës dhe u bisedua për aktivitetet në vijim, përkatësisht rishqyrtim të Planit të Veprimit dhe digjitalizimit të futjes së të dhënave për fëmijët viktima të dhunës.