21.08.2021

Shahpaska: I urojmë fat sportistes Olivera Nakovska Bikova në Lojërat Paraolimpike në Tokio 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, u takua me delegacionin e vendit tonë të garave të harkut i cili nga data 24 deri më 5 shtator do të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Tokio. Në takim, u bisedua për përgatitjet e skuadrës sonë që duhet të marrë pjesë në garat e harkut. Olivera Nakovska Bikova është pjesëmarrësja e vetme nga vendi ynë në parolimpiadën në Japoni.

 “Ju urojë shumë fat dhe të na ktheheni me medalje. Pas kthimit nga Lojërat Paraolimpike jam e gatshme për takim dhe bisedë për të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen sportistët tanë me aftësi të kufizuara. Do të bisedojmë jo vetëm për të drejtat por edhe për shërbimet dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara. Në planin e MPPS-së dhe Qeverisë është kompensimi për aftësi të kufizuara nga viti i ardhshëm të rritet për 15 për qind”, tha Shahpaska. 

Nakovska Bikova tha se është e sigurt se do të plasohet në finalen e Lojërave Paraolimpike në Japoni.

“Me siguri do të arrijë të plasohem në finale në një nga disiplinat. Kam tre disiplina, tre shanse, ndërsa për më shumë gjithçka është fat. Kur futesh në finale gjithçka fillon nga zero, rezultati i mëparshëm fshihetЌ, tha Nakovska Bikova. 

Sipas trajnerit Branimir Jovanovski, Nakovska Bikova më 31 gusht do të garojë në hark me pistoletë ajrore në dhjetë metra, më dy shtator me pistoletë sportive në 25 metra dhe më katër shtator, me pistoletë me zgjedhje të lirë në 50 metra. 

“Për Tokio nisemi më 23 gusht, duhet të arrijmë më 24 gusht kur do të jetë edhe hapja e lojërave paraolimpike. Shpresojë se do t’i kryejë të gjitha procedurat dhe se do të paraqitemi në ceremoninë e hapjes, në të kundërtën do të duhet dikush tjetër ta mbajë flamurin tonë”, tha Jovanovski. 

Trajneri Branimir Jovanovski informoi se e gjithë skuadra është e imunizuar. Ministrja Shahpaska dërgoi një apel deri te sportistët me aftësi të kufizuara të vaksinohen kundër Covid 19.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.