05.08.2021

MPPS: Pothuajse 60 për qind e punonjësve në kopshte janë të vaksinuar, u bëjmë thirrje edhe të tjerëve që të imunizohen dhe të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të fëmijëve për të cilët kujdesen

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje të gjithë punonjësve në kopshtet e fëmijëve që nuk janë vaksinuar t’i bashkohen procesit të imunizimit, në mënyrë që procesi edukativ të zhvillohet pa probleme gjatë pandemisë.

 

Si Ministri kompetente bëjmë thirrje për përgjegjësi shoqërore të të gjithë atyre që janë të përfshirë në procesin e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve të moshës parashkollore dhe imunizimi të vazhdojë me ritëm të pakufizuar gjatë gjithë verës.

Në të njëjtën kohë, informojmë se deri më tani gati 60 për qind e punonjësve në kopshtet në vend janë vaksinuar dhe në të njëjtën kohë apelojmë që 40 për qind e mbetur të edukatorëve, përkëdhelëse dhe stafit teknik të vaksinohen në mënyrë që të mundësohet qëndrimi i sigurt i fëmijëve në kopshte. Vetëm në këtë mënyrë kopshtet do të jenë në gjendje të punojnë me kapacitet të plotë pas përfundimit të periudhës së verës.

Personeli i kopshteve në periudhën e kaluar tregoi një nivel të lartë përgjegjësie dhe profesionalizmi dhe përmes respektimit të plotë të Protokollit të Mbrojtjes nuk lejoi përhapjen e brendshme të virusit Covid-19.

Shëndeti i të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe më të vegjlit, është parësore. Prandaj, është me rëndësi të madhe të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për të siguruar një qëndrim të sigurt të fëmijëve në kopshte.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.