20.12.2021

Shahpaska: E diela - ditë jo pune është realitet, nga 1 janari 92 për qind e punëtorëve do të pushojnë të dielën 

“E diela - ditë jo pune është realitet. Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e kanë përmbushur premtimin që u kanë dhënë punëtorëve. Nga 1 janari, e diela do të jetë ditë pushimi javor për 92% të punëtorëve”, porositi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska me rastin e miratimit të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, i cili e përcakton të dielën si ditë jo pune.

 

Në seancën e sotme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetët me 62 vota “për” dhe asnjë kundër votuan për zgjidhjen ligjore që ditën e diel e përcakton si ditë e pushimit javor. Qëllimi i kësaj zgjidhje ligjore është vendosja e një ekuilibri mes jetës profesionale dhe asaj private të punonjësve, si parakusht për motivimin e tyre dhe efikasitetin më të madh në vendin e punës. 

“Punëtorët janë pasuria jonë më e madhe. Puna e tyre duhet respektuar dhe vlerësuar. “Prandaj, ata që do të angazhohen në aktivitete që për shkak të procesit tekniko-teknologjik nuk guxojnë të ndërpriten, do të përfitojnë të paktën 50% më shumë mëditje në javë dhe një ditë pushimi që mund ta shfrytëzojnë në shtatë ditët e ardhshme”, tha Shahpaska. 

Ajo shtoi se të punësuarit në qendrat tregtare që do të punojnë të dielën, do të marrin dyfishin e mëditjes ditore, gjegjësisht mëditje të rritur për 100%. Gjithashtu, 2% e qarkullimit të realizuar në qendrat tregtare në vitin paraprak për punën gjatë të dielave do të dedikohet për ndërtimin e kopshteve të reja. 

“Punëtoret dhe punëtorët janë shtylla e ekonomisë sonë dhe forca lëvizëse e shtetit. Prandaj, ato mbeten prioriteti ynë në ndërtimin e politikave të ardhshme”, porositi ministrja Shahpaska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.