Shahpaska: Aksesi në shërbimet sociale, punësim, arsim dhe banim janë temat kryesore për të cilat Ministria është e gatshme të punojë në mënyrë që t’i ri-integrojë të kthyerit e ndjeshëm në komunitet​


Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e Bankës Botërore për të diskutuar ndihmën teknike dhe mbështetjen për ri-integrimin efektiv të të kthyerve të ndjeshëm, migrantë nga BE në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë për romët. Qëllimi është të zvogëlohet hendeku socio-ekonomik midis popullatës rome dhe jo-rome dhe parandalimi dhe mbrojtja e tyre nga  diskriminimi.

Mbështetja e Bankës Botërore është në drejtim të përforcimit të kapacitetit të autoriteteve të Ballkanit Perëndimor në nivelin qendror dhe lokal për të zbatuar politika të suksesshme të ri-integrimit të të kthyerve dhe për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të të kthyerve në nevojë.

Valeri Morika, specialiste e  lartë për zhvillim nga Brukseli që ka punuar në çështjen e migrantëve të kthyer nga Evropa në Ballkanin Perëndimor për tre vitet e fundit, vuri në dukje se ndryshe nga faza e parë e këtij projekti, që kishte të bënte vetëm me diagnostikimin e bazës fillestare për gjendjen e migrantëve të kthyer, faza e dytë është krijimi i mekanizmave dhe mbështetjes në ato sfera që do të jenë në qendër të vëmendjes së Qeverisë në drejtim të ri-integrimit të migrantëve të kthyer në komunitet dhe situata që ka ndryshuar me pandeminë.

“Çështja e të kthyerve në vendin tonë është një çështje veçanërisht e rëndësishme, duke marrë parasysh rrugën e integrimit evropian të vendit tonë dhe zbatimin e Kapitullit 23 mbi drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, që për ne si Qeveri është një nga përparësitë”, theksoi Shahpaska.

 

Aksesi në shërbimet sociale, punësimi i këtyre personave, arsimi dhe banimi janë temat kryesore që ministrja i veçoi mbi të cilat Ministria është e gatshme të punojë për ri-integrimin e tyre efektiv. Ajo iu referua mundësisë së lehtësuar të ndihmës së garantuar minimale, për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, që nga fillimi i pandemisë, në mënyrë që të sigurohet buxhet për jetë dinjitoze.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin me shoqërinë civile, ndërtimin e lidhjeve të forta me përfaqësuesit e sektorit privat dhe përfaqësuesit e komunitetit. Pastaj, ndihma në zgjidhjen e pengesave kryesore administrative me të cilat përballen të kthyerit, siç është mungesa e dokumenteve personale të identifikimit, që i bën të kthyerit të ndjeshëm kur bëhet fjalë për hyrjen në sistemin e mbrojtjes sociale.

Ministrja Shahpaska shprehu mbështetje të fortë për këtë projekt dhe gatishmëri për bashkëpunim në mënyrë që të realizohet i njëjti me sukses. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.