28.06.2021

Takim Shahpaska – Luçiq: Arsimimi i romëve është parakusht për integrim të plotë

Në kuadër të takimit të dytë ministror për integrimin e romëve të Ballkanit Perëndimor, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, realizoi një takim bilateral me ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe të Refugjatëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Millosh Luçiq.

Të dy ministrat shkëmbyen përvoja në pjesën e procesit mbi integrimin e romëve, por biseduan edhe për çështje të tjera që janë nën kompetencat e tyre, siç është barazia gjinore, por edhe lufta kundër dhunës mbi grave dhe dhuna në familje.

Ministrja Shahpaska e theksoi avancimin që Republika e Maqedonisë së Veriut e arriti në procesin mbi integrimin e romëve, por edhe njoftoi për mbështetjen që përmes sistemit të mbrojtjes sociale ua ofron të gjitha kategorive të rrezikuara të qytetarëve.

“Republika e Maqedonisë së Veriut investoi shumë në procesin e përfshirjes së romëve në arsim, nga arsimi parashkollor e deri te arsimi i lartë. Çdo vit 400 fëmijë romë frekuentojnë kopshtin falas, sigurojmë 700 bursa për nxënësit dhe studentët. Dhe kjo jep rezultate. Prandaj, sot kemi më shumë romë të cilët janë në pozicione udhëheqëse dhe në sektorin publik dhe atë privat”, potencoi ministrja Shahpaska.

Ajo shtoi se punohet intensivisht edhe në strehimin social që parashikon ndërtimin e banesave, por edhe rinovimin dhe rindërtimin e objekteve ekzistuese.  

Ministri Luçiq ra dakord se arsimi është një parakusht për integrimin e plotë të romëve dhe vlerësoi se duhet të punohet intensivisht.

Ai theksoi se Bosnja dhe Hercegovina ka arritur avancim të rëndësishëm në pjesën e strehimit social për romët, por se duhet të punohet edhe në politikat për punësimin e romëve.

Dy ministrat biseduan për sfidat me të cilat u ballafaquan të dy shtetet të shkaktuara nga pandemia Covid-19 dhe i shpërndanë përvojat për mënyrën në të cilën sigurohet mbështetja për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Në pjesën e luftës kundër dhunës mbi grave dhe dhunës në familje, ministri Luçiq theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull pozitiv që e ndjek Bosnja dhe Hercegovina.

Ministrja Shahpaska theksoi se dy ligjet kryesore – Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe Ligji për mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhuna në familje janë miratuar me mbështetje të opozitës, që është shumë e rëndësishme për zbatimin e tyre të plotë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.