09.06.2021

Shahpaska: Integrimi i plotë i romëve është prioriteti ynë, kontribuojmë në rritjen e punësimit të tyre dhe në strehimin social
 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot realizoi takim me udhëheqësin e Zyrës për Integrimin e Romëve 2020 pranë Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Orhan Usein dhe ekspertin për politika, Aleksandra Bojaxhieva, ku u theksua nevoja për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, duke marr parasysh që integrimi i romëve është prioritet për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punon intensivisht në integrimin e romëve dhe kategorive të tjera të prekura të qytetarëve dhe atë përmes shumë projekteve që për ata kanë rëndësinë e mbështetjes së drejtpërdrejt. Për ndërtimin e banesave sociale janë ndarë 69 milionë euro, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë janë siguruar 412 mijë euro për projektin për grumbullim dhe klasifikim të mbeturinave, ndërsa 25 milionë euro për Planin Operativ të programeve dhe masave aktive për punësim ku një nga parimet është përfshirja dhe diversiteti”, theksoi ministrja Shahpaska.
 
Këshilli për Bashkëpunim Rajonal tanimë 5 vite e zbaton Projektin Integrimi i Romëve, të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur.
Qëllimi i këtij projekti është të përmirësohet gjendja e komunitetit rom dhe të tejkalohet hendeku që ekziston midis romëve dhe pjesës tjetër të popullsisë.
 
“Krahas strehimit social, Programi për formalizimin e punës joformale është një nga qëllimet tona më të rëndësishme. Republika e Maqedonisë së Veriut në veçanti kontribuon në këtë drejtim, si përmes Planit Operativ ashtu edhe përmes Fondeve të grumbulluara për sipërmarrësi për romët”, vlerësoi Orhan Usein.
Të dy bashkëfolësit konstatuan se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kontribuohet në zhvillimin e teknologjisë digjitale te romët, që të mund të arrijnë më lehtë dhe më shpejtë deri te informacionet për ndihmën e parashikuar, të përfshihen në sektorin e biznesit, dhe kur do të jepet mundësia t’i përcjellin bizneset e tyre në e-biznese.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.