03.06.2021

Shahpaska: Hapet kopsht i ri në Negotinë
 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot realizoi takim me kryetarin e komunës së Negotinës, Toni Dellkov dhe drejtoreshën e IPKKF “Femo Kullakov”, Negotinë, Jana Mitreva Koceva.
 
Në takim u bisedua për përgatitjet e fundit të kopshtit të ri në Negotinë, i cili me kapacitetin e tij prej 169 fëmijëve përfundimisht do të mbyllen listat e pritjes në kopshtet për fëmijë në këtë komunë. Sipas planit dhe rrjedhës së punëve, në dy muajt e ardhshëm pritet që kopshti të përfundojë tërësisht nga brenda dhe në muajin gusht objekti të hapet.
“Me përkushtim punojmë në rritjen e kapaciteteve në kopshte me qëllimin e vetëm sa më shumë të jetë e mundur që të përkujdesen fëmijët e moshës parashkollore. Kopshti i ri në Negotinë do të mundësojë sistemimin e të gjithë fëmijëve të moshës parashkollore në kopshtin për fëmijë. Ky është rezultati i punës sonë dhe përpjekjeve tona”, tha Shahpaska.
 
Ky kopsht për fëmijë është pjesë e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut që zbatohet në bazë të huas që Qeveria e RMV-së e mori nga Banka Botërore. Objektet të cilat po ndërtohen janë cilësore dhe institucione parashkollore me energji efikase dhe normativa për kopshtet, me çka hapësira ku fëmijët qëndrojnë duhet të rregullohet në përputhje me nevojat e tyre për zhvillim dhe nxitje në mësim përmes lojës.
Ministrja paralajmëroi se deri në fund të vitit do të hapen edhe trembëdhjetë kopshte të reja, të cilat do të rrisin kapacitetin e fëmijëve për 1,400 vende.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.