24.06.2021

Njoftim për publikun

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale fton punëdhënësit, përkëdhelëset dhe edukatoret në kopshte, të punësuarit në Qendrat për Punë Sociale, në Kryqin e Kuq, t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave nga valët e nxehta që vijojnë.

I tërë territori i vendit tonë do të përfshihet me temperatura nga faza portokalli (alerte) gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme (24 dhe 25.06.2021 – e enjte dhe e premte).

Masat e përgjithshme të cilat duhet të respektohen janë:

-Të lirohen nga detyrimet e punës grupet më të ndjeshme, përfshirë gratë shtatzëna, si dhe personat mbi 60 vjeç.

-Në institucionet për kujdesin e fëmijëve (kopshte) të mos praktikohen aktivitete fizike dhe fëmijët të mos nxirren në vende të hapura gjatë periudhës prej orës 11 deri në orën 17.

-Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq i RMV-së dhe Qendrat për Punë Sociale në rajon, të përfshira nga vala e ngrohtë të kenë qasje më aktive dhe t’u ofrojnë ndihmë personave të moshuar dhe të dobët dhe personave të pastrehë.

- Duke marrë parasysh faktin se procese teknologjike të caktuara të rrezikshme dhe prodhuese mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, kujtohen punëdhënësit e detyrave për respektimin e rregullave ligjore të kësaj fushe.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.