03.06.2021

MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot filloi pagesa e të drejtave në të holla nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe mbrojtja civile (të gjitha të drejtat në të holla) për muajin maj 2021.
 
Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 3 qershor 2021.
 
Për të shmangur turmat përpara bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të përfituesve të ndihmës financiare në kushte rreziku nga virusi COVID-19, pagesa do të kryhet në dy grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, sipas orarit të përcaktuar alfabetik, respektivisht sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë:
- 03.06.2021 (e enjte) - А, B, V, G, D, Gj, E, Z, I, Ј, К, L,
- 04.06.2021 (e premte) - M, N, Nj, O; P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale rikujton detyrimin për të mbajtur maskë dhe distancë fizike prej dy metrash.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.