21.06.2021

Ministrja Shahpaska: Zvicra është mbështetësi dhe partneri ynë më i madh, vazhdojmë së bashku me një ritëm të intensifikuar të punojmë në fushën e përfshirjes sociale

“Zvicra përmes Ambasadës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbështet fuqishëm vendin tonë dhe merr pjesë në projekte të rëndësishme për qytetarët tanë. Në këtë drejtim është bashkëpunimi në pjesën e përfshirjes sociale, përkatësisht përfshirjen e kategorive të rrezikuara të qytetarëve në tregun e punës, përmes procesit të trajnimeve dhe përvetësimit të aftësive me qëllim personat e papunësuar të jenë më atraktiv për punëdhënësit. Bashkëpunimi reciprok është në veçanti i rëndësishëm në procesin e përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në panel diskutimin e sotëm të organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.

Shënimi i fillimit të Programit të ri të Zvicrës për bashkëpunim 2021-2024, ishte rasti për ngjarjen e sotme, ku Zvicra e vërtetoi mbështetjen e mëtutjeshme për Maqedoninë e Veriut.

Ministrja Shahpaska në pjesën e bashkëpunimit me Ambasadën e Zvicrës në vend, e rekomandoi krijimin  e Qendrave REHA në vend, përmes së cilave personat me aftësi të kufizuara përvetësohen me aftësi të caktuara dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës, Qendra e Resurseve Rinore në Gostivar “I can”, ku krijohet partneriteti midis përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe atij lokal, organizatat lokale joqeveritare dhe kompanitë private, me qëllim sigurimin e përfshirjes më të madhe të personave me aftësi të kufizuara dhe të rinjve në tregun e punës. 

Përmes dy panel diskutimeve, përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Zvicrës, si dhe përfaqësuesit e sektorit civil dhe atij privat, shkëmbyen argumente për atë si Programi i ri i Zvicrës mund t’i mbështesë prioritetet e reformës për agjendën evropiane dhe vendore të Maqedonisë së Veriut, si dhe në definimin e prioriteteve kyçе për realizimin e zhvillimit ekonomik në botën post-Covid.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.