16.06.2021

Ministrja Shahpaska u takua me zëvendës ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë Johansen dhe përfaqësuesen e UNDP-së Sakahjan: Reforma sociale mundëson mbrojtje më të madhe të kategorive të rrezikuara të qytetarëve dhe aktivizimin e tyre në tregun e punës

“Reformën sociale të cilën e zbatuam në vitin 2019, solli përfitime të shumta për qytetarët e kategorive të rrezikuara. Gjatë pandemisë e lehtësuam qasjen deri te Ndihma e garantuar minimale dhe shtesë arsimimi. Por, qëllimi nuk ishte vetëm futja e tyre në sistemin e mbrojtjes sociale, por njohja e tyre dhe aktivizimi në tregun e punës. Së bashku me UNDP-në dhe Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut krijuam dhe realizuam programe dhe masa për trajnime, praktikë, kualifikime shtesë, rikualifikime, vetëpunësim me qëllim këta persona të dalin më konkurrues dhe më atraktivë në tregun e punës”, tha ministrja Shahpaska, në takimin me zëvendës ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd përgjegjës edhe për Maqedoninë e Veriut, Gir Hakon Johansen dhe Narin Sakahjan Sakahjan dhe me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në vend, që u mbajt pas hapjes së sotme të pjesës së re të objektit të kopshtit për fëmijë “8 Prilli”, në Shuto Orizare.

Përveç mbrojtjes sociale, bashkëbiseduesit folën edhe për politikat dhe masat që ndërmerren për përfaqësuesit e popullatës rome, ndërsa janë në drejtim të përfshirjes më të madhe të fëmijëve në procesin edukativ-arsimor.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, arsimimin e popullatës rome e konsideron si prioritet në të gjitha ciklet, nga arsimimi parashkollorë e deri te marrja e një diplome universitare. Shteti ynë është lider në rajon me përfshirjen e romëve në arsimimin parashkollorë. Përmes projektit për përfshirjen e fëmijëve romë në kopshtet e fëmijëve, çdo vit përfshihen falas nga 400 fëmijë të kategorive më të rrezikuara të popullatës rome, familjet që shfrytëzojnë NGM, njëkohësisht punojmë edhe me prindërit e tyre për rëndësinë e arsimit parashkollor”, theksoi ministrja.

Zëvendës Ambasadori Johansen dhe Sakahjan shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Një prej tyre është kopshti “8 Prilli” dhe Qendra ditore për fëmijë nga rruga, për të cilët Mbretëria e Norvegjisë mori pjesë në ndërtimin, ndërsa për zbatimin ishte e obliguar UNDP – Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Komunën e Shuto Orizarit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.