30.06.2021

Ministrja Shahpaska: Rrethojmë JO për dhunën mbi gratë në politikë, vetëm nëse jemi të bashkuar, forca jonë do të jetë e pandalshme

“Dhuna mbi gratë nuk njeh parti politike, përkatësi fetare, përkatësi etnike, vendbanimi, qyteti apo fshati. Prandaj kjo është çështje që i bashkon të gjitha gratë që janë kyçur në politikë në cilën do mënyrë; forume të grave, këshillat lokale, parti politike, deputete, ministresh... Përmes përvojës personale, me përgjegjësi pohoj se secila prej nesh të paktën një herë në karrierën e saj politike ka përjetuar një formë të tillë të dhunës”, potencoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në shënimin e fillimit të fushatës për ngritjen e ndërgjegjes publike për eliminimin e dhunës mbi grave në politikë, nën sloganin “Rretho JO për dhunën mbi gratë në politikë”.

Fushata është pjesë e projektit WoMen Lead: Avancimi i barazisë gjinore përmes pjesëmarrjes politike të grave, i zbatuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), financuar nga Agjencia e Suedisë për mbështetje ndërkombëtare për zhvillim (Sida).

“Edhe ato që jemi në politikë duhet të shfrytëzojmë pozicionin e vet dhe të jemi të zëshëm, të jemi të fortë, këmbëngulës dhe gjërat t’i themi pa dorashka, me emrin e vërtetë. Duhet të kundërshtojmë çdo përpjekje të dhunës sikur të na ndodhte neve. Duhet të jemi solidarë dhe së bashku t’i dënojmë dhunuesit. Vetëm nëse jemi të bashkuar, pavarësisht nga cila parti politike vijmë, forca jonë do të jetë e pandalshme. Do t’i thyejë të gjitha stereotipat dhe do ta çojë shoqërinë përpara”, porositi ministrja Shahpaska. 

Ajo i theksoi të dy ligjet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të cilat së fundmi hynë në fuqi, Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe Ligji për mbrojtjen nga dhuna mbi grave dhe dhuna në familje, si ligje pas së cilës janë pozita dhe opozita. Por, para se gjithash janë gratë nga të gjitha partitë politike.

“Punojmë edhe në një vendim shumë të rëndësishëm ligjor, dhe ky është Ligji për barazi gjinore. Ligji duhet të krijojë kushte për mundësi të barabarta, qasje të barabartë në burime, pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave, në jetën private, publike, por edhe në jetën politike”, tha ministrja Shahpaska.

Ministrja theksoi se dhuna nuk guxon të jetë zgjedhja e askujt, sepse dhuna nuk mund të sjellë askujt asgjë të mirë, as edhe për avancimin politik të shtetit tonë.

“Gjendemi në një periudhë para zgjedhjeve lokale, para fushatës zgjedhore, ku dhuna mbi gratë në partitë politike, sipas hulumtimeve të fundit, është shumë e lartë. Madje 47%. Pa dallim cilën grua do ta propozojmë, pa dallim për cilën grua do të votojmë, të gjithë të rrethojmë JO për dhunën mbi gratë në politikë”, porositi Shahpaska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.