16.06.2021

Ministrja Shahpaska për TV Star: Për rreth 92 për qind e punëtorëve në vend, e diela do të jetë ditë e pushimit javor

“E diela, ditë e pushimit javor është premtim parazgjedhor dhe i përfshirë në Programin Qeveritar. Kjo paraqet ofrimin e bilancit midis jetës profesionale dhe jetës private të punëtorëve. Vetëm për veprimtaritë që janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit do të ketë përjashtime dhe ato janë dyzet aktivitete. Punëtorët që do të punojnë të dielën do të fitojnë mëditje minimumi 50% e shtesës së mëditjes së rregullt dhe një ditë të lirë për pushim javor në shtatë ditët e ardhshme”, tha ministrja Shahpaska në paraqitjen e sotme si mysafire në emisionin “Çka mendon Populli” në Televizionin Star.

Ministrja potencoi se për këtë zgjidhje ligjore së bashku me partnerët social u diskutua gjashtë muaj dhe u mbajtën pesë seanca të Këshillit Ekonomik-Social.

 “Së bashku me Organizatën e Punëdhënësve, Lidhjen e Sindikatave, Përfaqësuesit dhe Sindikatat e jo përfaqësuesve, Lidhja e Odave Ekonomike, u bisedua hapur për të gjitha çështjet dhe i dëgjuam të gjitha palët e interesuara. Kështu, ishte i domosdoshëm ndryshimi në Ligjin për tregti dhe funksionimin e qendrave tregtare, ku si parakusht për të punuar të dielën u vendos një orar i shkurtuar i punës, një ditë e lirë për pushim javor dhe 100% mëditje.

Ajo theksoi se vetëm 30% e punëtorëve që janë në veprimtaritë që janë në përjashtim do të punojnë të dielën. Ata janë vetëm 8% e punëtorëve, që do të thotë se 92% e punëtorëve në vend, të dielën nuk do të punojnë.

Kjo zgjidhje ligjore parashikon edhe 2% e qarkullimit të paguhet në Buxhetin për ndërtimin e kopshteve për fëmijë.

“Punë nga shtëpia, puna në distancë, marrëveshjet në kohë të caktuar, marrëveshjet kolektive, orari i punës, koncepti i ri i pushimit të lehonisë janë pjesë e ndryshimeve me Ligjin e ri për marrëdhëniet e punës për të cilën kemi punuar intensivisht periudhën e kaluar. Krijojmë zgjidhje ligjore që do t’i përshtatet kohës së sotme bashkëkohore, duke marrë parasysh se Ligji i fundit për marrëdhënie të punës është miratuar në vitin 2004 dhe që atëherë janë bërë shumë ndryshime”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo theksoi se draft versioni i Ligjit për marrëdhëniet e punës ka përfunduar, vijon debati publik në grupin e punës e cila punoi në përgatitjen e kësaj zgjidhje ligjore, ndërsa pastaj edhe një debat më i gjerë me qëllim të dëgjohet mendimi i punëtorëve dhe i punëdhënësve. Deri në fund të vitit kjo zgjidhje ligjore duhet të miratohet.

Si pjesë e ndryshimeve në Ligjin për marrëdhënie të punës, ministrja Shahpaska e rekomandoi edhe zgjidhjen ligjore që ka të bëjë me kontratat e punës që përfundojnë me moshën 64 vjeç dhe 15 vite përvojë pune.

“Kjo zgjidhje ligjore barazon gratë dhe burrat dhe në pajtim me Kushtetutën nuk guxon të bëhet diskriminimi në bazë të seksit dhe gjinisë. Megjithatë, zgjidhje e vlefshme ligjore për sigurimin pensional dhe invalidor në nenin 18, jep të drejtën e grave me moshën 62 vjeçare, të parashtrojnë kërkesë për kalimin në pension. Kështu, përjashtime janë të parashikuara në sferën e shëndetësisë dhe arsimit të lartë në kuadër të arsimit dhe shkencës” theksoi ministrja Shahpaska në lidhje me çështjen e pensionimit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.