14.06.2021
Ministrja Shahpaska në Forumin e Politikave për Zhvillim Rural: Përmes politikave dhe masave ndryshojmë rolin e gruas rurale dhe kontribuojmë në zhvillimin rural 

“Angazhimi ynë si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale është përmes krijimit të zgjidhjeve ligjore, si Ligji për barazi gjinore, Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhuna në familje, të kontribuojmë që gratë në mënyrë të barabartë të marrin pjesë në krijimin dhe vendosjen e roleve në shoqëri”, nënvizoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në Forumin Rajonal të Politikave për Zhvillim Rural, në organizim të Rrjetit Ballkanik për Zhvillim Rural, i cili u mbajt në Ohër.

“Gratë rurale përballen me përjashtimin social, papunësinë, diskriminimin gjinor, shpërndarje jo e barabartë e të ardhurave dhe burimeve, dominim i normave tradicionale, privimi i pronësisë i tokës bujqësore dhe prona, privimi i të drejtës së mungesës së paguar prindërore, qasje të kufizuara dhe ofertë të arsimit, informacione, mbrojtje shëndetësore, shërbime publike dhe sociale”, tha ministrja Shahpaska duke iu drejtuar Forumit, duke theksuar angazhimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ndërtimin e shoqërisë me mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.

Ajo përmendi faktin se, rreth 62% e grave rurale nuk janë aktive në tregun e punës për shkak të angazhimit në amvisëri dhe kujdesit të fëmijëve, ndërsa 47% e grave rurale të papunësuara kryejnë punë pa pagesë në fermat familjare.

“Përmes ndërtimit të kopshteve të reja për fëmijë, shtëpi për të moshuar, decentralizimin e shërbimeve sociale, ndryshojmë rolin e gruas rurale dhe mundësojmë pjesëmarrjen e saj aktive në tregun e punës”, potencoi ministrja.Ajo theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po përgatit një Strategji të Re për Barazi Gjinore 2021-2026, qëllimi i së cilës është avancimi i pozitës së grave në mjediset rurale.

Njëkohësisht potencoi edhe bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe mbështetjen e UNWomen në krijimin e masës 115 për mbështetje financiare të grave fermere, e cila ka për qëllim përmirësimin e pozitës ekonomike të grave, rritjen e numrit të grave të regjistruara, dhe me këtë në mënyrë të barabartë edhe ato të kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë.

Me rëndësi të madhe u theksua mbështetja e drejtpërdrejtë e sipërmarrësisë së të rinjve dhe të grave përmes granteve në lartësi prej 5000 deri 15000 euro për fillimin e biznesit të ri personal, të liruarit nga pagesa e tatimit për të gjitha ndërmarrjet e sapokrijuara private, të formuara nga të rinjtë deri në moshën 30 vjeçare ose gra dhe përfshirjen e grave që nuk kanë të ardhura dhe janë mbi moshën 65 vjeçare në sistemin e mbrojtjes sociale.

Ministria është bartëse e Strategjisë së Parë Kombëtare për Zhvillimin e Ndërmarrjeve Sociale të cilat mundësojnë qasje deri te vendet e punës, integrim dhe ri-integrim në komunitet, ndërtimin e vetëbesimit, zhvillim dhe përfshirje në komunitet.

“Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeveri e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdojmë me politikat që nënkuptojnë mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, qasje e barabartë në burime dhe pjesëmarrje e barabartë në miratimin e vendimeve në të gjitha sferat e jetës shoqërore”, nënvizoi Shahpaska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.