28.06.2021

Ministrja Shahpaska iu drejtua takimit ministror mbi integrimin e romëve në Sarajevë: Integrimi i romëve është obligimi ynë, puna e përbashkët jep rezultate në arsim, punësim dhe strehim

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot iu drejtua takimit të dytë ministror mbi integrimin e romëve, që u mbajt në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në takim, i cili u organizua nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Refugjatëve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Këshillit Rajonal për Bashkëpunim morën pjesë ministrat e Ballkanit Perëndimor të cilët janë kompetent mbi integrimin e romëve, ndërsa përmes një video mesazhi u drejtuan Oliver Varhei, komisar për zgjerim të Bashkimit Evropian, si dhe Mihael Rot, Ministër shtetëror gjerman për Evropë.

“Periudhën e kaluar, nga Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Poznanji në korrik të vitit 2019, deri në takimin e sotëm rezultoi si një nga periudhat më produktive të nivelit rajonal, kur ka të bëjë avancimi dhe integrimi i romëve. Për Republikën e Maqedonisë së Veriut kjo ishte një periudhë ku në bazë ditore punohej në të gjitha temat e nxehta të cilat janë të lidhura me integrimin e romëve – arsimin, punësimin, strehimin, rregullimin e evidentimit amë... Kur së bashku punojmë, kur kemi mbështetje reciproke, kur ndajmë përvoja, rezultate patjetër që duhet të ketë”, theksoi ministrja Shahpaska.

Në panelin ku u diskutua për avancimin e çdo vendi dhe për plotësimin e obligimeve të ndërmarra nga takimi i mëparshëm ministror në Shqipëri, ministrja Shahpaska informoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka arrit avancim të madh në pjesën e arsimit parashkollor në të cilën janë të përfshirë falas 400 fëmijë romë në kopshtet publike, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët romë janë ndarë 700 bursa. Njëkohësisht, ajo theksoi, se përmes projekteve konkrete po punohet në plotësimin e nevojave të romëve për sigurimin e kushteve të përshtatshme për strehim.

“Njëkohësisht punojmë në mënyrë intensive edhe në krijimin dhe zbatimin e masave aktive për punësim me të cilat janë në shënjestër edhe romët, me qëllim edhe ata që janë me nivel më të ulët të arsimit t’i përfshijmë në tregun e punës. E kemi për detyrë të zhvillojmë Program për transformimin e punës së padeklaruar tek romët, me qëllim që deri në fund të vitit 2025 të zvogëlojmë punën e padeklaruar nga 39 në 25 për qind”, porositi ministrja Shahpaska.

Ajo shtoi se me një dinamikë të mirë zbatohet edhe Ligji për persona të paevidentuar në Librin amë të të lindurve, por edhe vijon përgatitja e Ligjit për strehim i cili do të përmbajë një Kapitull të veçantë për strehim social në të cilën punon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Përmes Programit IPA 2 filloi projekti për ndryshimin e planeve të përgjithshme dhe të hollësishme urbanistike në pesë komuna me popullsi dominuese rome, si pasojë 170 shtëpi individuale dhe vendbanime të familjeve rome do të rinovohen apo rindërtohen. Integrimi i romëve duhet të jetë gjithëpërfshirës që do të thotë se me procesin e agjendës së gjelbër dhe të digjitalizimit, në të cilin si shtet duhet të përfshihen në mënyrë intensive edhe këta qytetarë. Prandaj punojmë në projekte konkrete për rritjen e qasjes drejt mjeteve të digjitalizuara dhe shkrim leximit digjital”, shtoi Shahpaska.

Në takimin ministror morën pjesë ministrat kompetentë për çështje sociale nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, si dhe drejtorët e Zyrës për Iniciativën e Romëve të Fondacionit Shoqëria e Hapur.

Në fund të takimit të dytë ministror u miratuan konkluzione për procesin e mëtejmë të integrimit të romëve, të cilat priten të mbështeten në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të “Procesit të Berlinit”, që do të mbahet më 5 korrik, në Berlin, Gjermani.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.