20.05.2021

Shahpaska: Sigurojmë asistencë personale edhe për fëmijët të moshës nga 6 deri në 18 vjeç, 200 fëmijë fitojnë asistencë personale si mbështetje në aktivitetet e përditshme

“Asistenca personale paraqet ndihmë individuale dhe mbështetje për personat me aftësi të kufizuara të rënda dhe më të rënda fizike dhe persona tërësisht të verbër, qëllimi i së cilës është të jetuarit në mënyrë të pavarur, pjesëmarrjen aktive dhe të barabartë në komunitet dhe kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Ndryshimet e propozuara të Ligjit për mbrojtje sociale, në pjesën e asistencës personale, i referohen uljes së kufirit të moshës nga mosha 18 në 6 vjeç për shërbimin asistencë personale, ndërsa përfitimi nga ky vendim ligjor është 200 shfrytëzues shtesë të moshës nga gjashtë deri në 18 vjeç të fitojnë asistencë personale”, theksoi ministrja Jagoda Shahpaska, në debatin e sotëm publik për ndryshimet e propozuara në Ligjin për mbrojtje sociale, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

 

“Debati i sotëm publik për plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale paraqet edhe një kontribut për demokracinë në vendin tonë. Në këtë mënyrë, kur së bashku bisedojmë, si pozita dhe opozita, por para se gjithash edhe qytetarët për të cilët i sjellim këto ndryshime ligjore, dëshirojmë të tregojmë se kujdesi për të gjithë qytetarët në vend është po aq i rëndësishëm”, theksoi ministrja Shahpaska para deputetëve të pranishëm, organizatave joqeveritare dhe qytetarëve të tjerë që treguan interes në lidhje me këtë çështje.

Ajo iu referua asistencës të shërbimit personal e cila për herë të parë u miratua në vitin 2018, përmes Programit për asistencë personale për personat me aftësi të kufizuara për vitin 2018, ndërsa në vitin 2019, asistenca personale u përfshi ndërmjet shërbimeve sociale të parashikuara me Ligjin e ri për mbrojtje sociale.

Shërbimi asistencë personale mund të përdoret deri në 80 orë në muaj, theksoi ministrja Shahpaska, ndërsa shfrytëzuesit e mëparshëm të vendosur në institucionet sociale rezidenciale, shërbimi do të sigurohet deri në 160 orë në muaj, sepse këtyre personave u nevojitet mbështetje më e madhe pas daljes nga institucioni.

Ministrja Shahpaska informoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punon intensivisht edhe në projekte të tjera që nënkuptojnë mbështetje për personat me aftësi të kufizuara dhe përfshirjen e tyre të plotë në jetën shoqërore.

 

“Me zbatimin e Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit (KNF) të cilën e realizojmë në përputhje me Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara të OKB-së, aftësitë e kufizuara trajtohen si e drejtë e njeriut, jo si diagnozë mjekësore. Së bashku me UNDP-në punojmë në aplikacionin mobil, lexues i audios për personat e verbër, që do t’ju mundësojë lëvizje më të lirshme në hapësira dhe kryerje të aktiviteteve të përditshme”, shtoi Shahpaska.

Në fund të fjalimit, ajo theksoi rëndësinë e decentralizimit të shërbimeve sociale, si proces me të cilin sigurohet ndihma dhe kujdesi në shtëpitë e të moshuarve, personat me aftësi të kufizuara, në qendrat ditore dhe në qendrat për personat me aftësi të kufizuara. Për këtë qëllim, janë lidhur 19 marrëveshje me 24 komuna, kështu janë përfshirë edhe zonat urbane dhe rurale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.