17.05.2021

Shahpaska në panel debatin me rastin e 17 Majit - Ditës ndërkombëtare për luftë kundër homofobisë, bifobisë dhe transfobisë: Përmes vendimeve ligjore, strategjive dhe Planit Aksional Ndërkombëtar, i avancojmë të drejtat e komunitetit LGBTI, sepse të gjithë qytetarët janë të rëndësishëm

Ministrja e Punës dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në panel debatin me rastin 17 Majit – Ditës ndërkombëtare për luftë kundër homofobisë, bifobisë dhe transforbisë, të organizuar nga Delegacioni i BE-së në vend, ku morën pjesë edhe ambasadori Dejvid Gir, deputetja Moraçanin, përfaqësues të organizatave civile dhe Komisioni për mbrojtje dhe parandalim nga diskriminimi.

 

“Demokracia nuk ndërtohet për një natë, as nuk e fitojmë njëherë e për gjithmonë, prandaj, seriozisht u qasëm në punë të përditshme për zhvillimin dhe avancimin e saj. Qëllimi është se të gjithë ne të jetojmë në shoqëri ku të gjithë qytetarët do të respektohen, pa paragjykime dhe stigma. Një nga bazat e demokracisë është respektimi i të drejtave të njeriut”, tha ministrja Shahpaska.

Si hapa shumë të rëndësishëm të bëra periudhën e kaluar nga Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ministrja e përmendi Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, të miratuar në tetor të vitit 2020 dhe Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna mbi gratë dhe dhunë familjare, të miratuar në janar të vitit 2021.

Ajo informoi se në Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në mënyrë eksplicite janë shënuar si baza për diskriminim orientimi seksual dhe identitet gjinor. Ligji është përshtatur me të gjitha direktivat e BE-së, standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si dhe mendimet e Komisionit Evropian, Komisionit të Venecias, Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së. Ky vendim ligjor, theksoi ajo, e rregullon edhe zgjedhjen e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi -  si organ i pavarur ku në përbërjen e vet ka persona me përvojë personale nga sfera e të drejtave të njeriut.

Duke iu referuar dispozitave të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje , ajo potencoi se dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje  nuk mund të konsiderohen si çështje private dhe se shteti përmes politikave gjithëpërfshirëse dhe të integruara do të parandalojë dhe do t’i mbrojë viktimat e dhunës. Ligji i rregullon masat parandaluese që çdo institucion është i detyruar të veprojë me qëllim eliminimin  e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje , gjithashtu edhe veprim të shpejtë dhe efikas të institucioneve me kujdesin e duhur.

 

Vendimeve ligjore, u paraprinë puna e përkushtuar nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në pjesën e zbatimit të Strategjisë për Barazi dhe Mosdiskriminim 2016-2020 me qëllim edhe përparimin e të drejtave të qytetarëve si dhe të komunitetit LGBTI dhe sigurimin e mbrojtjes së barabartë për të gjithë.

“Të gjitha përpjekjet dhe puna e investuar e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, periudhën e kaluar, dhanë një reagim pozitiv.

Këtë e vërteton edhe avancimi i 12 pozicioneve të shtetit tonë në hartën Rainbow e cila e jep një pasqyrë si duket Evropa në pikëpamjen e gjendjes mbi të drejtat e njeriut të personave LGBTI. Në përputhje me të dhënat e kësaj harte, Republika e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 është në pozicionin 33 nga gjithsej 49, përkatësisht shënon kalimin e 12 pozicioneve në krahasim me vitin e kaluar”, theksoi Shahpaska.

“Parada e Krenarisë, e cila për herë të parë u mbajt në vitin 2019, linja e parë SOS për komunitetin LGBTI, Qendra e parë e strehimit për viktimat e dhunës së përfaqësuesve të komunitetit LGBTI, përgatitja e Planit Aksional Ndërkombëtar për avancim të drejtave të komunitetit LGBTI, janë dëshmi se shteti punon me seriozitet në mbrojtjen, respektimin dhe avancimin e të drejtave të personave të komunitetit LGBTI”, theksoi ministrja.

“Ajo që në fund dua të theksoj është se ndoshta kjo nuk mjafton, por si Ministri përkatëse që punën e saj e përqendron te kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, duke përfshirë edhe personat e komunitetit LGBTI, ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim në angazhimet tona, që është ndërtimi i një shoqërie që i dëgjon të gjithë qytetarët, shoqëri që do t’u përgjigjet nevojave të tyre, sepse për ne të gjithë qytetarët janë të rëndësishëm”, porositi Shahpaska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.