27.05.2021

Shahpaska: Dy shtëpi të hapura për banim me mbështetje në Demir Kapi, procesi i deinstitucionalizimit vazhdon 

“Me të vërtetë kam nderin dhe kënaqësinë që sot në Demir Kapi, e krijojmë jetesën me mbështetje, përkatësisht hapim dy njësi banimi, ku do të sistemohen nëntë qiramarrësit e djeshëm të Entit Special Demir Kapi”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në ngjarjen e sotme me rastin e hapjes së dy shtëpive të synuara për banim me mbështetje në Demir Kapi, si pjesë e procesit të deinstitucionalizimit. Në ngjarje ishte i pranishëm edhe Nikolla Bertolini, shef i Departamentit për Bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe kryetari i Komunës së Demir Kapisë, Llazar Petrov.

Ministrja Shahpaska theksoi se procesi i deinstitucionalizimit vazhdon deri në realizimin e qëllimit, asnjë person mos të mbetet në institucionet për mbrojtje sociale. Kështu, ajo potencoi angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në zbatimin e Strategjisë Nacionale për Deinstitucionalizim 2018-2027.

Ajo potencoi se kujdestarët dhe personat profesionist të cilët do të punojnë me shfrytëzuesit, do të mund të zbatojnë qasje individuale, të krijojnë lidhje me secilin prej tyre, t’i kuptojnë nevojat e tyre, por edhe t’i identifikojnë dhe përforcojnë anët e forta dhe potencialet e shfrytëzuesve. Përkatësisht, ata do të punojnë në kushte më të mira të dukshme dhe do të mund të përkushtohen në zhvillimin e tyre profesional, me qëllim avancimin e cilësisë së shërbimit.

“Me procesin e deinstitucionalizimit mundësuam të mos ketë asnjë fëmijë nën moshën 18 vjeç, të sistemuar në institucionin rezidencial. Nga numrat kryesor prej 480 shfrytëzues në këto institucione, arritëm deri te numri më i vogël prej 250 shfrytëzues. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe së bashku me Sektorin Civil, ndërtojmë ura të besimit në kujdesin për kategoritë më të prekura të qytetarëve”, tha ministrja.

Për përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Nikolla Bertolini, “ky model i ri i jetesës së pavarur që sot e promovojmë është model i praktikave më të mira për adresimin e nevojave të personave me pengesa.

“Njësitë për jetesë të pavarur janë shembull i qartë që tregon se nevojat e personave me aftësi të kufizuar nuk janë të vеçantë dhe se atyre nuk ju nevojiten trajtime të veçanta në institucione, nevoja e tyre e vetme është të trajtohen në mënyrë të barabartë. Shoqëritë tona duhet të mësojnë të luftojnë kundër diskriminimit dhe të shikojnë ndryshimin si element pozitiv për mirënjohje dhe respekt. BE në vazhdimësi i ndihmon Qeverisë në përforcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe të politikave publike, përmirësimin e qasjes së institucioneve dhe punësimin dhe siguron mbështetje sistematike të procesit të deinstitucionalizimit, me qëllim që personat me aftësi të kufizuar të përfshihen në shoqëri”, porositi shefi i Departamentit për Bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian.

Ministrja Shahpaska në fund informoi se Enti Special Demir Kapi do të shndërrohet në një qendër moderne, ofrues i shërbimeve sociale në pajtim me standardet botërore dhe evropiane.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.