27.05.2021

Ministrja Shahpaska në “Zgjedhjen e grave më të suksesshme menaxhere”: Përmes një shembulli personal krijojeni barazinë gjinore në bizneset që i udhëhiqni, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë barazi të plotë gjinore

“Të jesh grua udhëheqëse është me të vërtetë një sfidë, nevojitet dëshirë dhe përpjekje dyfish më e madhe nga burrat për të arritur qëllimin. Pengesat dhe problemet duhen shikuar përballë dhe kur të gjithë ju bindin se është e vështirë, duhet të jeni këmbëngulës dhe të vazhdoni tutje. Pikërisht këtë po shikojë në këtë sallë. Shoh gra të guximshme dhe të forta, suksesi i së cilëve nuk ka qenë i lehtë, shoh gra të cilat janë përballur me sfida, por janë mjaftueshëm të guximshme të ëndërrojnë dhe janë mjaftueshëm këmbëngulëse ta realizojnë ëndrrën e tyre”, porositi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në manifestimin jubilar të 25-të “Zgjedhja e grave më të suksesshme menaxhere”.

Para zonjave të pranishme dhe mysafirëve të tjerë, theksoi se jo vetëm në fushën e ekonomisë dhe të biznesit, por edhe në politikë, për të arritur në pozitë prej të cilave merren vendime, rruga është me gjemba. Për këtë arsye duhet të gjithë së bashku të punojmë për përparimin e barazisë gjinore.“Vitet e fundit si Qeveri arritëm një progres të dukshëm në zhvillimin dhe zbatimin e agjendës për barazi gjinore. E krijojmë barazinë gjinore dhe e përforcojmë rolin e gruan në shoqëri përmes aktiviteteve, masave, por edhe vendimeve ligjore”, potencoi ministrja Shahpaska.  

Kështu, ministrja e rekomandoi Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në vitin 2020 dhe Formimin e Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në vitin 2021, Ligjin për barazi gjinore dhe Ligjin për pagë minimale me çka në vitin 2017 për herë të parë paga minimale u barazua për punëtorët në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve, në të cilat industri, përqindja më e madhe e të punësuarve janë gra, si vendime ligjore që janë në drejtim të progresit të barazisë gjinore.Ministrja iu referua edhe projektit për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe i cili është mjet i rëndësishëm thelbësor për monitorim të aktiviteteve për përfshirjen e çështjeve gjinore në strategjitë kryesore dhe politikat.“Në janar të vitit 2021, Kuvendi me propozim të Qeverisë me konsensus votoi për një nga ligjet më të rëndësishme në këtë drejtim – Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhunën në familje. Ligj që i bashkoi edhe pozitën dhe opozitën, sepse dhuna nuk njeh fe, komb, parti ose çfarë do përkatësie tjetër”, tha ministrja Shahpaska. 

Ajo nënvizoi se lufta kundër përjashtimit social dhe diskriminimit dhe barazisë gjinore vazhdon.“Ëndërroni, jini vizionare, jini këmbëngulëse dhe punoni në realizimin e ëndrrës suaj. Përmes një shembulli personal krijoni barazinë gjinore në bizneset që ju i udhëhiqni. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë barazi të plotë gjinore”, u tha ministrja Shahpaska zonjave të pranishme, grave menaxhere, me rastin e shënimit të manifestimit jubilar vjetor, “Zgjedhja e grave më të suksesshme menaxhere”.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.